www.archive-org-2013.com » ORG » D » DESIRINGGOD

Choose link from "Titles, links and description words view":

Or switch to "Titles and links view".

    Archived pages: 1135 . Archive date: 2013-11.

  • Title: I Shenjtë, I Shenjtë, I Shenjtë është Zoti i Ushtrive Holy, Holy, Holy Is the Lord of Hosts - Desiring God
    Descriptive info: /.. Holy, Holy, Holy Is the Lord of Hosts.. I Shenjtë, I Shenjtë, I Shenjtë është Zoti i Ushtrive.. January 1, 1984.. Scripture:.. Isaiah 6:1 8.. Topic:.. The Holiness of God.. Translated by:.. Asim Hamza.. Subscribe to.. Text Only Feed.. Sermon Audio.. Sermon Video.. Sermon Text.. Më 1 Qershor 1973, Çarls Kolson vizitoi mikun e tij Tom Filips, ndërsa skandali i Uotergejtit shpërtheu në gazeta.. Ai u çudit dhe u shokua nga shpjegimi i Filipsit që ai kishte “pranuar Jezu Krishtin.. ” Por ai vuri re që Tomi kishte paqe kurse ai nuk kishte.. Kur Kolsoni u largua nga shtëpia, po qante aq shumë saqë nuk mundte dot as të fuste çelësin për të ndezur makinën.. Ai shpjegon,.. Atë natë u përballa me mëkatin tim, jo thjesht me hilet e pista të Uotergejtit, por me mëkatin thellë brenda meje, ligësinë e fshehur që jeton në çdo zemër njerëzore.. Ishte e dhimshme dhe nuk mund t'i shpëtoja.. I klitha Perëndisë dhe pashë se u tërhoqa në mënyrë të parezistueshme në krahët e tij të hapur.. Kjo ishte nata kur ia dhashë jetën time Jezu Krishtit dhe nisa aventurën më të madhe të jetës time.. (.. Të Duash Perëndinë.. , faqja.. 247).. Kuptimi i ri i Çarls Kolsonit për Perëndinë.. Kjo histori është treguar me qindra herë në dhjetë vitet e fundit.. Na pëlqen ta dëgjojmë.. Por shumë prej nesh kënaqen me këtë histori në jetën tonë dhe atë të kishës tonë.. Por kjo nuk ndodhi me Çarls Kolsonin.. Jo vetëm që ky burrë i regjur i Shtëpisë së Bardhë ishte i gatshëm të qante në vitin 1973, ai ishte gjithashtu i gatshëm të pendohej disa vite më vonë për një pikëpamje tmerrësisht të pamjaftueshme për Perëndinë.. Kjo ndodhi gjatë një periudhe të pazakontë thatësire frymërore.. (Nëse gjendesh në një të tillë, merr zemër! Më shumë shenjtorë nga sa mund ta kuptosh kanë patur përballje jetëndryshuese me Perëndinë mu në mes të shkretëtirës.. ) Një mik i sugjeroi Kolsonit se kishte parë një seri leksionesh në videokasetë prej R.. C.. Sproul rreth shenjtërisë së Perëndisë.. Ja se çfarë shkruan Kolson në librin e tij të ri.. (fq.. 14-15).. Gjithë sa dija për Sproul ishte që ai ishte teolog prandaj nuk isha entuziast.. Në fund të fundit, arsyetova unë, teologjia ishte për njerëz që kishin kohë të studionin, të mbyllur në kullat e tyre të fildishta, larg prej fushëbetejës së nevojës njerëzore.. Sidoqoftë, për shkak të nxitjes së mikut tim rashë dakord të shihja serinë e Sproulit.. Në fund të leksionit të gjashtë rashë në gjunjë, thellësisht në lutje, i mahnitur me shenjtërinë absolute të Perëndisë.. Kjo ishte një eksperiencë jetëndryshuese ndërsa fitova një kuptim krejtësisht të ri rreth këtij Perëndie të shenjtë të cilit i besoja dhe e adhuroja.. Thatësira ime frymërore mori fund, por ky shijim i madhështisë së Perëndisë më bëri të etur për më tepër prej tij.. Në vitin 1973 Kolson kishte parë mjaft prej Perëndisë dhe vetes për të dalluar nevojën e tij të madhe për Perëndinë, kështu ishte shtyrë në mënyrë “të parezistueshme” (si thotë ai) në krahët e Perëndisë.. Por pastaj disa vite më vonë ndodhi diçka tjetër e mrekullueshme.. Një teolog foli për shenjtërinë e Perëndisë dhe Çarls Kolson thotë se ra në gjunjë dhe “fitoi një kuptim krejtësisht të ri për këtë Perëndi të shenjtë.. ” Nga ai moment ai kishte atë të cilën e quan një “oreks për madhështinë e Perëndisë.. ” A ke parë mjaft prej shenjtërisë së Perëndisë sa për të patur një oreks të parezistueshëm për madhështinë e tij?.. Jobi e sheh Perëndinë në mënyrë të re.. “Në vendin e Uzit ishte një njeri i quajtur Job.. Ky njeri ishte i ndershëm dhe i drejtë, kishte frikë nga Perëndia dhe i largohej së keqes.. ” (Jobi 1:1).. Jobi ishte besimtar, një njeri i lutjes dhe shumë i devotshëm.. Sigurisht që ai e njihte Perëndinë ashtu si duhej.. Sigurisht që ai kishte një “oreks për madhështinë e Perëndisë.. ” Por pastaj erdhën dhimbja dhe mjerimi i shkretëtirës së tij frymërore dhe fizike.. Dhe në mes të errësirës së Jobit Perëndia i foli atij me madhështinë e vet:.. A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten? A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij? Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim.. shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli, shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen.. Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore.. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje? Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.. (Jobi 40:8-14, 41:10-11).. Në fund Jobi reagon, ashtu si Kolsoni, ndaj një “kuptimi krejtësisht të ri për Perëndinë e Shenjtë.. ” Ai thotë,.. Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja.. Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.. Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin.. (Jobi 42:3-6).. Këmbëngulje dhe Shpresë në Ndjekjen e Perëndisë së Shenjtë.. A mund të ndodhë kjo në kishën tonë? Mund të ndodhë dhe po ndodh.. Nëse nuk do të shihja asnjë shenjtë të kësaj, do të isha i detyruar të vazhdoja edhe pse e di që këmbëngulja është çelësi i rizgjimit.. A.. J.. Gordon shkroi në librin e tij, Fryma e Shenjtë në Mision, faqet 139, 140:.. Kaluan shtatë vjet para se Uilliam Keri të pagëzonte të kthyerin e parë në Indi, kaluan shtatë vjet para se Judson të fitonte dishepullin e tij të parë në Burma; Morison punoi shumë për shtatë vjet para se Kinezi i parë të besonte tek Krishti; Mofati shpalli se kishte pritur shtatë vjet për të parë lëvizjen e parë të dallueshme të Frymës së Shenjtë në fisin Bekuana në Afrikë, Henri Riçard punoi shtatë vjet në Kongo para se të fitohej i kthyeri i parë në Banza Manteka.. Këmbëngulja, lutja dhe mundimi është çelësi i rizgjimit.. Po ashtu janë pritja dhe shpresa.. Perëndia më ka dhënë shenja shprese që përjetimi i Isaias, Jobit dhe Çarls Kolsonit mund të ndodhin këtu nëse vazhdojmë të kërkojmë fort Perëndinë e Shenjtë.. Për shembull, një prej anëtarëve tanë më shkroi një letër para një jave që thoshte se,.. Shërbesa këtu më ka ngritur shumë herë më lart nga ato që i konsideroja maja malesh, drejt një tablloje më madhështore, më të lartë, më të madhe dhe më të lavdishme të Perëndisë në lartësi nga ç'mund ta kisha imagjinuar.. Pikëpamja ime për Perëndinë u zgjerua gjithnjë e më tepër dhe prej madhështisë së tij të gjithëfuqishme rrjedh gjithçka, gjithëmjaftueshmëri.. Gjatë këtyre dhjetë muajve që kam qenë në Kishën Baptiste Betlehem ka patur një rizgjim të mrekullueshëm në zemrën time dhe flaka digjet me më tepër shkëlqim dhe siguri se kurrë më parë.. Rizgjimi ndodh kur ne e shohim Perëndinë madhështor në shenjtëri dhe kur shohim veten si pluhur të pabindur.. Thyerja, pendimi, gëzimi i patregueshëm i faljes, një “oreks për madhështinë e Perëndisë,” një uri për shenjtërinë e tij, për ta parë dhe për ta jetuar më tepër, ky është rizgjimi.. Kjo vjen nga të parit e Perëndisë.. Shtatë Vështrime të Perëndisë në Vizionin e Isaias.. Isaia na fton të marrim pjesë në vizionin e tij të Perëndisë tek Isaia 6:1–4.. Në vitin e vdekjes së mbretit Uziah, unë pashë Zotin të ulur mbi një fron të ngritur dhe të lartë, dhe cepat e mantelit të tij mbushnin tempullin.. Mbi të ishin serafinët; secili prej tyre kishte gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy të tjerë këmbët dhe me dy fluturonte.. Njeri i bërtiste tjetrit dhe i thoshte: "I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive.. Tërë toka është plot me lavdinë e tij".. Shtalkat e portës u tronditën nga zëri i atij që bërtiste, ndërsa tempulli po mbushej me tym.. Shtatë vështrime të Perëndisë që i shoh në këto katër vargje, të paktën shtatë.. 1.. Perëndia është i Gjallë.. Së pari,  ...   Perëndia është i Shenjtë.. Së gjashti, Perëndia është i.. shenjtë.. “Njëri i bërtiste tjetrit dhe i thoshte: "I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive.. Tërë toka është plot me lavdinë e tij"”.. A ju kujtohet sesi Ripiçipi, miu guximtar, në fund të filmit.. Shkelësi i Agimit.. lundroi deri në fund të botës me varkëzën e tij të vogël? Fjala “i shenjtë” është ajo varkë e vogël në të cilën arrijmë fundin e botës në oqeanin e gjuhës.. Mundësitë e gjuhës për të mbartur kuptimin e Perëndisë më në fund shterin dhe derdhen matanë buzës së botës në një të panjohur të madhe.. “Shenjtëria” na çon deri në buzë, dhe nga aty e më tej përjetimi i Perëndisë është i papërshkrueshëm nga fjalët.. Arsyeja përse e them këtë është se çdo përpjekje për të përkufizuar shenjtërinë e Perëndisë më në fund përfundon duke thënë: Perëndia është i shenjtë do të thotë që Perëndia është Perëndi.. Më lejoni ta ilustroj këtë gjë.. Kuptimi bazë i fjalës i shenjtë ka të ngjarë që është të presësh apo të ndash.. Një gjë e shenjtë është e prerë dhe e veçuar prej përdorimit të zakonshëm (ne do të thoshim laik).. Gjërat dhe personat tokësorë janë të shenjtë ndërsa dallohen prej botës dhe i kushtohen Perëndisë.. Prandaj Bibla flet për tokë të shenjtë (Eksodi 3:5), mbledhjet e shenjta (Eksodi 12:16), të shtunat e shenjta (Eksodi 16:23), një komb i shenjtë (Eksodi 19:6), veshjet e shenjta (Eksodi 28:2), një qytet i shenjtë (Nehemia 11:1), premtime të shenjta (Psalmi 105:42), njerëz të shenjtë (2 Pjetri 1:21) dhe gratë e shenjta (1 Pjetri 3:5), shkrimet e shenjta (2 Timoteu 3:15), duar të shenjta (1 Timtoteu 2:8), puthje e shenjtë (Romakëve 16:16), dhe një mësim i shenjtë (Juda 20).. Pothuaj çdo gjë mund të bëhet e shenjtë nëse veçohet prej të zakonshmes dhe i kushtohet Perëndisë.. Por vini re çfarë ndodh kur ky përkufizim zbatohet për vetë Perëndinë.. Prej çfarë gjëje mund ta ndash Perëndinë që ta bësh të shenjtë? Vetë të qenurit perëndi për Perëndinë do të thotë që ai është i veçuar prej gjithçkaje që nuk është Perëndi.. Ka një ndryshim të pafundëm cilësor mes Krijuesit dhe krijesës.. Perëndia i vetmi i llojit të tij.. Në një grup i vetëm.. Në atë kuptim ai është plotësisht i shenjtë.. Por pastaj nuk keni thënë asgjë më tepër se ai është Perëndi.. Apo, nëse shenjtëria e njeriut rrjedhë prej të qenurit i veçuar nga bota dhe i kushtuar Perëndisë, kujt i është kushtuar Perëndia në mënyrë që të marrë shenjtërinë e vet? Askujt përveç vetes.. Është blasfemi të thuash se ka një realitet më të lartë se Perëndia me të cilin ai duhet të përshtatet në mënyrë që të jetë i shenjtë.. Perëndia është realiteti absolut përtej të cilit ka vetëm më tepër prej Perëndisë.. Kur pyetet për emrin e tij tek Eksodi 3:14, ai tha, “Unë jam ai që jam.. ” Qënia dhe karakteri i tij janë krejtësisht të papërcaktuar nga ndonjë gjë jashtë vetes së tij.. Ai nuk është i shenjtë për shkak se zbaton rregullat.. Ai i shkroi rregullat! Perëndia nuk është i shenjtë për shkak se zbaton ligjin.. Ligji është i shenjtë për shkak se zbulon Perëndinë.. Perëndia është absolut.. Gjithçka tjetër rrjedh prej kësaj.. Çfarë është atëherë shenjtëria e tij? Dëgjoni tre tekste.. 1 Samueli 2:2, “Nuk ka asnjë të shenjtë si Zoti, sepse nuk ka asnjë tjetër vëç teje, nuk ka asnjë shkëmb si Perëndia ynë.. ” Isaia 40:25, “"Me kë kërkoni, pra, të më ngjasoni, që të jem baraz me të?", thotë i Shenjti.. ” Osea 11:9, “Sepse jam një Perëndi dhe jo një njeri, i Shenjti midis teje dhe nuk do të vij me zemërim.. ” (Krahaso Levitiku 19:2 dhe 20:7.. Vini re strukturën paralele të Isaia 5:16).. Ai është i pakrahasueshëm.. Shenjtëria e tij është thelbi i tij hyjnor krejtësisht unik.. Kjo përcakton gjithë sa është dhe bën dhe kjo nuk përcaktohet prej askujt.. Shenjtëria e tij është çfarë ai është si Perëndi gjë që nuk është dhe nuk do të jetë askush tjetër.. Quajeni këtë madhështinë e tij, hyjninë e tij, madhështinë e tij, vlerën e tij si margaritari shumë i çmuar.. Në fund të fundit gjuha na lë në baltë.. Në fjalën “i shenjtë” kemi lundruar deri në fund të botës në heshtjen e plotë të drojës, mrekullisë dhe mahnisë.. Ende mund të ketë më tepër të njohur nga Perëndia, por kjo do të ishte përtej fjalëve.. “Por Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; tërë dheu le të heshtë përpara tij.. ” (Habakuku 2:20).. 7.. Perëndia është i Lavdishëm.. Por përpara heshtjes, tronditjes së themeleve dhe tymit që mbulonte gjithçka mësojmë një gjë të shtatë dhe finale rreth Perëndisë.. Perëndia është i lavdishëm.. "I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive.. Tërë toka është plot me lavdinë e tij.. " Lavdia e Perëndisë është manifestimi i shenjtërisë së tij.. Shenjtëria e Perëndisë është përsosmëria e pakrahasueshme e natyrës së tij hyjnore; lavdia e tij është shfaqja e shenjtërisë së tij.. “Perëndia është i lavdishëm” do të thotë që shenjtëria e Perëndisë është bërë publike.. Lavdia e tij është zbulesa e hapur e sekretit të shenjtërisë së tij.. Tek Levitiku 10:3 Perëndia thotë, “Unë do të jem shenjtëruar nga ata që më afrohen mua dhe do të jem përlëvduar përpara tërë popullit.. ” Kur Perëndia e tregon veten se është i shenjtë, ajo që shohim është lavdia e tij.. Shenjtëria e Perëndisë është lavdia e tij e fshehur.. Lavdia e Perëndisë është shenjtëria e tij e zbuluar.. Kur Serafinët thonë, “Tërë toka është plot me lavdinë e tij,” është për shkak se nga lartësitë e qiellit mund të shohësh fundin e botës.. Nga këtu poshtë pamja e lavdisë së Perëndisë është e kufizuar.. Por ajo është e kufizuar më së shumti prej preferencave tona të marra për lavdi false.. Nëse përdorim një shembëlltyrë të Soren Kirkegardit, ne jemi si njerëzit që udhëtojmë me karrocë natën nëpër fshatra për të parë lavdinë e Perëndisë.. Por sipër nesh në të dyja krahët e sediljes së karrocës ka një fener me gas.. Për aq kohë sa koka jonë është e rrethuar prej kësaj drite artificiale, qielli sipër nesh është i zbrazur prej lavdisë.. Por nëse një fllad i hirshëm i Frymës i fik dritat tona tokësore, atëherë në errësirën tonë qiejt e Perëndisë mbushen me yje.. Një ditë Perëndia do të largojë tej çdo lavdi konkuruese dhe do ta bëjë shenjtërinë e tij të njohur në një shkëlqim të mahnitshëm ndaj çdo krijese të përulur.. Por nuk ka nevojë të presim.. Jobi, Isaia, Çarls Kolson dhe shumë prej jush e keni përulur veten për të ndjekur Perëndinë e Shenjtë dhe keni zhvilluar një oreks për madhështinë e tij.. Ndaj jush gjithë atyre të tjerëve që kanë nisur ta ndiejnë këtë, po ju jap këtë premtim nga Perëndia, i cili është përherë i gjallë, autoritar, i gjithëfuqishëm, i shkëlqyer, i druajtur, i shenjtë dhe i lavdishëm, “Do të më kërkoni dhe do të vini të më luteni, dhe unë do t'ju kënaq.. Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.. ” (Jeremia 29:12-13).. 2013 Desiring God Foundation.. Used by Permission.. Permissions:.. You are permitted and encouraged to reproduce and distribute this material in its entirety or in unaltered excerpts, as long as you do not charge a fee.. For Internet posting, please use only unaltered excerpts (not the content in its entirety) and provide a hyperlink to this page.. Any exceptions to the above must be approved by Desiring God.. Please include the following statement on any distributed copy:.. By John Piper.. Website:.. desiringGod.. org.. Related Resources.. The Holiness of God, Our Sin, and the Love of Jesus.. (Sermons).. Going Hard After the Holy God.. The Lofty One Whose Name Is Holy.. (Conference Messages).. Albanian (gjuha shqipe).. Albanian.. Arabic.. Chinese-Simplified.. Czech.. French.. Hindi.. Indonesian.. Japanese.. Korean.. Persian.. Portuguese.. Spanish.. Swahili.. PDF.. Related Topics:.. The Glory of God.. The Pleasures of God.. The Sovereignty of God.. See list of.. Edit Resource.. Resource Categories.. By Date.. By Topic.. By Series.. By Scripture.. By Author.. By Occasion.. By Language..

    Original link path: /resource-library/sermons/holy-holy-holy-is-the-lord-of-hosts?lang=sq
    Open archive

  • Title: Forconi duart e njëri-tjetrit në Perëndinë Strengthen Each Other's Hands in God - Desiring God
    Descriptive info: Strengthen Each Other's Hands in God.. Forconi duart e njëri-tjetrit në Perëndinë.. September 14, 1986.. 1 Samuel 23:15 18.. Small Groups.. Davidi, duke ditur që Sauli ishte nisur për ta vrarë, mbeti në shkretëtirën e Zifit, në pyll.. Atëherë Jonathani, bir i Saulit, u ngrit dhe shkoi te Davidi në pyll; dhe e ndihmoi të gjejë forcë te Perëndia.. Pastaj i tha: "Mos ki frikë, sepse Sauli, ati im, nuk do të arrijë të të shtjerë në dorë; ti do të mbretërosh mbi Izraelin dhe unë do të jem i dyti pas teje.. Vetë Sauli, ati im, e di këtë".. Kështu të dy bënë një besëlidhje para Zotit; pas kësaj Davidi mbeti në pyll, kurse Jonathani shkoi në shtëpinë e tij.. Mesazhi i sotëm është një shkëputje nga seria që nisëm të Dielën e kaluar me Efesianëve.. Arsyeja për këtë shkëputje është bindja e thellë që ndjejmë për nevojën për t'i inkurajuar të gjithë anëtarët e kishës tonë të jenë pjesë e një grupi të vogël në të cilin e ndihmoni njëri-tjetrin të luftoni luftën e besimit.. Prandaj fokusi ynë sot është tek forcimi i duarve të njëri-tjetrit në Perëndinë.. Siguria e përjetshme është projekt komuniteti.. Ne besojmë se siguria e përjetshme është projekt komuniteti.. Ne besojmë se këmbëngulja e shenjtorëve është përgjegjësi e përbashkët.. I njëjti Zot i dashur që tha, “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime” (Gjoni 10:27-28), gjithashtu tha, “por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet” (Mateu 24:13).. Me fjalë të tjera ata që kanë lindur prej Perëndisë janë përjetësisht të sigurt në dorën e Jezusit.. Dhe ata që kanë lindur prej Perëndisë duhet të ngulmojnë deri në fund në mënyrë që të shpëtohen përfundimisht.. Prandaj shtrohet pyetja: Si ka vendosur Perëndia që ta bëjë popullin e vet të ngulmojë në besim deri në fund në mënyrë që të mos dështojë në plotësimin e premtimit që ata janë të sigurtë dhe që asnjë nuk do të humbasë?.. Këtë mëngjes po fokusohemi në një pjesë kritike të përgjigjes për këtë pyetje, që, Perëndia ka caktuar që të jemi të lidhur me besimtarë të tjerë, në mënyrë të atillë që ta ndihmojmë njëri-tjetrin të luftojmë me sukses luftën e besimit ditë pas dite deri në fund.. Baza biblike për këtë përgjigje është Hebrenjve 3:12-14,.. Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë, por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: "Sot", që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit.. Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit.. Perëndia ka caktuar një mjet përmes të cilit do të na aftësojë ta ruajmë besimin të palëkundur deri në fund.. Mjeti është ky, Zhvilloni ato lloj marrëdhëniesh të krishtera në të cilat e ndihmoni njëri-tjetrin të mbaheni fort tek premtimet e Perëndisë dhe t'i shpëtojmë mashtrimit të mëkatit.. Nxiteni njëri-tjetrin ditë pas dite për të qëndruar të palëkundur dhe vishni gjithë armatimin e Perëndisë.. Jini pjesë e një grushti të krishterësh.. Fëmijë, para të rinj, adoleshentë, studentë, beqarë, çiftet të martuara, vejusha, të ve! A jeni pjesë e një grushti miqsh të krishterë që janë betuar të ndihmojnë njëri-tjetrin të luftojnë luftën e besimi dhe ta mbrojnë njëri-tjetrin prej kthetrave të padukshme të mëkatit?.. Nuk po them që nuk mund të shpëtoheni nëse nuk i përkisni një grupi të vogël të organizuar.. Por po them, dhe besoj se është fjala e Perëndisë, që nëse nuk keni një grusht të tillë miqsh në besim, atëherë po neglizhoni një prej mjeteve të caktuara prej Perëndisë për ruajtjen dhe ngulmimin tuaj në besim.. Neglizhimi i mjeteve të hirit është gjë shumë e rrezikshme për shpirtin tuaj.. Prandaj synimi im këtë mëngjes është shumë i thjeshtë, t'ju motivoj t'i përkisni një grushti të vogël të krishterësh ku mund të nxitni dhe të nxiteni për të luftuar luftën e besimit ditë pas dite.. Në fund të mesazhit Pitër Nelson do të prezantojë shkurtimisht një rrjet grupesh të vogla të disponueshme për konsiderimin tuaj në lutje.. Katër mësime nga takimi i Jonatanit me Davidin.. Teksti është 1 Samueli 23:15-18.. Ky është një ilustrim i thjeshtë dhe domethënës për atë që duhet të ndodhë në luftën e vazhdueshme të besimit.. Davidi po shkonte nga një vend në tjetrin në shkretëtirën e Zifit afërsisht 50 kilometra në jug të Jerusalemit, duke u përpjekur t'i qëndrojë larg Saulit.. Sauli, mbreti i Izraelit do ta vrasë Davidin për shkak se mendon që ai është rival i rrezikshëm për fronin.. Jonatani, djali i Saulit, e do Davidin dhe dëgjon që ai gjendet në shkretëtirën e Zifit, prandaj shkon atje për të forcuar duart e tij në Perëndinë.. Ky takim mes Jonatanit dhe Davidit ilustron të paktën katër mësime për ta ndihmuar njëri-tjetrin të luftojmë luftën e besimit.. Nevojën e secilit për shoqëri të krishterë.. Shenjtorët më të mëdhenj dhe udhëheqësit më të fortë kanë nevojë për  ...   kjo një frazë madhështore, “Miqësi PËR Zotin tonë të dashur Jezu Krisht.. Ajo për të cilën po ju bëj thirrje këtë mëngjes është që të gjithë të formoni miqësi PËR Jezu Krishtin – të keni një grusht miqsh në besim me një besëlidhje reciproke që vazhdimisht do ta drejtoni njëri-tjetrin tek Jezu Krishti për shpresë dhe forcë.. Forconi njëri-tjetrin në Perëndinë.. Ky është mësimi i tretë.. Forca që duhet t'i japim njëri-tjetrit është forca në Perëndinë, jo në veten tonë.. Vargu 16 nuk thotë se Jonatani erdhi deri në Horesh për të përforcuar besimin e Davidit tek vetja e tij.. Nuk bëri këtë.. Thuhet që ai u çua dhe shkoi tek Davidi në Horesh dhe forcoi duart e tij në Perëndinë.. Ky është ndryshimi mes shoqërisë së krishterë dhe gjithë grupeve të mbështetjes, terapisë dhe ndihmës për veten.. Këtu kemi një lloj paradoksi, nga njëra anë them, kam nevojë për ju.. Perëndia ju ka vajosur si një mjet hiri për të më ndihmuar të ngulmoj deri në fund.. Por nga ana tjetër, duhet të them që e vetmja mënyrë që mund të më ndihmoni vërtet është duke thënë apo bërë diçka që do më bëjë të mbështetem tek Perëndina dhe jo tek ju.. Ja ku jemi sërish me temën tonë të përbashkët, një përqëndrim radikal tek Perëndia në gjithë sa bëjmë, edhe në bashkësinë tonë njerëzore, në shoqërinë, në miqësinë.. Ajo duhet të jetë një miqësi PËR Jezusin.. Çdo grup i krishterë që ekziston duhet të ekzistojë për të forcuar njëri-tjetrin në Perëndinë dhe jo në njerëzit.. Ky është mësimi i tretë në tekstin tonë, “Jonathani, bir i Saulit, u ngrit dhe shkoi te Davidi në pyll; dhe e ndihmoi të gjejë forcë te Perëndia.. T'i kujtojmë njëri-tjetrit premtimet e Perëndisë.. Përfundimisht, si e bëri ai këtë gjë? Si e bëjmë ne? Jonatani tha (vargu 17), “ Mos ki frikë, sepse Sauli, ati im, nuk do të arrijë të të shtjerë në dorë; ti do të mbretërosh mbi Izraelin dhe unë do të jem i dyti pas teje.. Vetë Sauli, ati im, e di këtë”.. Si e dinte Jonatani se Davidi do ishte mbret mbi Izraelin? Ata ishin shokë të ngushtë prandaj është e vështirë të imagjinojmë që Davidi nuk i kishte thënë Jonatanit për ndodhinë e kapitullit 16 kur profeti Samuel e kishte vajosur Davidin si djalosh për të qenë mbret mbi Izraelin.. Prandaj mënyra si Jonatani e forcoi Davidin në Perëndinë ishte duke i kujtuar atij një premtim që Perëndia i kishte bërë (1 Samueli 16:12).. Sauli nuk mund të kishte sukses kundër Davidit për shkak se Perëndia ishte me të.. Prandaj Jonatani e forcoi Davidin në Perëndinë duke i kujtuar fatin e tij në qëllimet e Perëndisë.. Kështu është edhe me ne: Ne e forcojmë njëri-tjetrin në Perëndinë duke i kujtuar njëri-tjetrit premtimet e Perëndisë që janë veçanërisht të përshtatshme për nevojat e njëri-tjetrit.. Çfarë do të kishit nevojë të dëgjonit nga shokët tuaj nëse do të ishit Uilliam Keri, 24,000 kilometra larg nga shtëpia duke luftuar luftën e besimit me një shok dhe i rrethuar nga miliona jobesimtarë? Do kishit nevojë për diçka të tillë, fjalët e Samuel Pirs, një mik i çmuar që e dinte si t'i forconte duart e Kerit në Perëndinë.. Dëgjoni sesi premtimet e Perëndisë mbushin këtë letër nga 4 Tetori1794.. Vëlla, dëshiroj të isha përkrah teje dhe të merrja pjesë në të gjitha peripecitë e sulmit – një sulm të cilin asgjë nuk mund ta bëjë të pasuksesshëm përveçse frika.. Po, Kapiteni i shpëtimit tonë marshon në krye.. Nganjëherë ai mund ta tërheqë praninë e tij (por jo fuqinë) për të vënë në provë aftësinë tonë me krahët tanë frymërorë dhe armatimin qiellor.. Çfarë nuk mund të bëjë besimi i gjallë për një ushtar të krishterë! Do ta sjellë Çlirimtarin prej qiellit, do ta mbështjellë me një mantel të zhytur në gjak, do ta vendosë në krye të betejës, do të vendosë një këngë të re në gojën tonë - “Ata bënë luftë kundër Qengjit, por Qengji do t'i mundë.. ” Po, do t'i mundë, fitorja është e sigurtë para se të hyjnë në betejë, kurora tashmë është përgatitur për të zbukuruar kryet tona, madje kurora e lavdisë që nuk fishket, tashmë kemi vendosur çfarë të bëjmë me të, do ta hedhim para këmbëve të ngadhnjimtarit dhe do themi, “Jo neve o Zot jo ne, por emrit tënd jepi lavdi.. ” ndërsa i gjithë qielli bashkohet në kor, “Qengji është i denjë.. ” (Kujtime, faqja 66).. Jo të gjithë ne e kemi dhuntinë që t'i forcojmë shokët tanë me fjalë të tilla.. Por nëse e zhysni mendjen tuaj në Fjalën e Perëndisë dhe të meditoni rreth saj ditë e natë ashtu si thotë Psalmi 1, atëherë do të jeni një burim uji të gjallë dhe do të forconi duart e shumë vetëve në Perëndinë.. Thirrja e Perëndisë për ju këtë mëngjes është, Ejani, le të forcojmë duart e njëri-tjetrit në Perëndinë! Amen.. No Condemnation in Christ Jesus, One Body in Christ.. Alone in a Big Church.. To See You Fills Me With Joy.. The Sacrifice of a Shared Life.. Fellowship Hospitality.. Loving Others.. The Nature of the Church..

    Original link path: /resource-library/sermons/strengthen-each-others-hands-in-god?lang=sq
    Open archive

  • Title: Kënaqësia e Perëndisë në Birin e Tij The Pleasure of God in His Son - Desiring God
    Descriptive info: The Pleasure of God in His Son.. Kënaqësia e Perëndisë në Birin e Tij.. January 25, 1987.. Matthew 17:5.. The Deity of Christ.. Series:.. Matthew 17:5.. Ky është Biri im i dashur, në të jam i kënaqur.. Hyrje.. Këtë mëngjes po nisim një seri të re mesazhesh që, dashtë Zoti do arrijmë deri në 19 Prill, mëngjesin e së Dielës së Pashkës.. Prandaj dëshiroj të nis duke shpjeguar si jam shtyrë për të zhvilluar këtë seri.. Të Shohësh do të thotë të Bëhesh.. Kur vjen puna tek të kuptuarit se çfarë duhet të ndodhë në veprën e predikimit unë drejtohem prej disa teksteve biblike, në mënyrë të veçantë 2 Korintasve 3:18.. Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.. Unë besoj se ky tekst na mëson se një prej mënyrave përmes të cilave ndryshohemi më progresivisht në ngjashmëri me Krishtin është duke soditur lavdinë e tij.. “Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim,” Mënyra për t'u bërë gjithnjë e më tepër si Zoti është ta përqëndroni vështrimin tuaj tek lavdia e tij dhe ta mbani atë në fushëpamjen tuaj.. Ne përsëritim me vete melodinë e muzikës që dëgjojmë.. Flasim me dialektin e vendit.. Mësojmë mirësjelljen nga prindërit tanë.. Dhe natyrshëm priremi të imitojmë njerëzit që i admirojmë më tepër.. Kështu është edhe me Perëndinë.. Nëse e fiksojmë vëmendjen tonë tek ai dhe e mbajmë lavdinë e tij para syve tanë, do të ndryshohemi nga lavdia në lavdi në shëmbëllimin e tij.. Nëse adoleshentët priren t'i mbajnë flokët si yjet që admirojnë, ashtu edhe të krishterët do të priren ta rregullojnë karakterin e tyre me atë të Perëndisë që admirojnë.. Në këtë transaksion frymëror të shohësh nuk është vetëm të besosh, të shohësh është të bëhesh.. Predikimi si portretizim i lavdisë së Perëndisë.. Mësimi që mësoj prej kësaj rreth predikimit është që në një shkallë të madhe predikimi duhet të jetë portretizim i lavdisë së Perëndisë, për shkak se synimi i predikimit është t'i ndryshojë njerëzit në shëmbëllimin e Perëndisë.. Mendoj se kjo përputhet me pikëpamjen e Palit për predikimin për shkak se vetëm katër vargje më pas, tek 2 Korintasve 4:4, ai përshkruan përmbajtjen e predikimit të tij si “drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë.. ” Dhe dy vargje më pas në vargun 6 ai e përshkruan pak më ndryshe si “drita e njohurisë së lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.. Prandaj, sipas Palit, predikimi është një mjet për të përcjellë dritë në zemrat e errëta të burrave dhe grave.. Në vargun 4 drita quhet, “drita e ungjillit,” dhe në vargun 6 drita quhet “drita e njohurisë.. Në vargun 4 ungjilli është ungjilli i lavdisë së Krishtit dhe në vargun 6 njohuria është njohuria e lavdisë së Perëndisë.. Prandaj në të dy vargjet drita që përcillet në zemër është drita e lavdisë – lavdia e Krishtit dhe lavdia e Perëndisë.. Por këto në fakt nuk janë dy lavdi të ndryshme.. Në vargun 4 Pali thotë se kjo është lavdia e Krishtit, i cili është shëmbëllimi i Perëndisë.. Dhe në vargun 6 ai thotë që lavdia e Perëndisë është në fytyrën e Krishtit.. Prandaj drita që përcillet përmes predikimit është një dritë lavdie dhe për këtë lavdi mund të flisni si lavdia e Krishtit i cili është shëmbëllimi i Perëndisë, apo lavdia e Perëndisë e reflektuar në mënyrë të përsosur në Krishtin.. Predikimi është portretizimi, shfaqja apo tregimi i lavdisë hyjnore në zemrat e burrave dhe grave (2 Korintasve 4:4-6), në mënyrë që përmes soditjes së kësaj lavdie ata të mund të ndryshohen në shëmbëllimin e Zotit nga një masë lavdie tek tjetra (2 Korintasve 3:18).. E vërtetë nga përvoja.. Ky nuk është një sajim artificial apo intelektual.. Është tamam ajo që e di se është e vërtetë nga përjetimi im (ashtu si e dinë edhe shumë prej jush!); të parët e Perëndisë për kush ai është në të vërtetë e ka treguar veten herë pas here si forca më e fuqishme dhe më bindëse në motivimin e kërkimit tim për shenjtëri dhe gëzim në të.. Ju dhe unë e dimë nga përvoja se konflikti bazë në shpirtin njerëzor është mes dy lavdive – lavdia e botës dhe gjithë kënaqësitë jetëshkurtra që mund të ofrojë ajo, përkundrejt lavdisë së Perëndisë dhe gjithë kënaqësive të përjetshme që ajo mund të ofrojë.. Këto dy lavdi konkurojnë për aleancën, admirimin dhe kënaqësinë e zemrave tona.. Dhe roli i predikimit është të shfaqë, tregojë, portretizojë dhe shpalosë lavdinë e Perëndisë në një mënyrë të tillë që vlera dhe shkëlqimi i saj superior të ndriçojë në zemrën tuaj në mënyrë që ju të ndryshoheni nga një masë lavdie tek tjetra.. Sfida me të cilën përballet predikuesi.. Kjo do të thotë që si predikues përballem vazhdimisht me pyetjen: Si mund ta portretizoj më mirë lavdinë e Perëndisë në mënyrë që një numër sa më i madhe njerëzish ta shohin dhe të ndryshohen prej saj? Ndërsa ja bëra vetes këtë pyetje në një kamp para dy javësh, një përgjigje e re më erdhi në mendje.. Isha duke lexuar sërish një pjesë nga libri i Henri Skogalit, Jeta e Perëndisë në Shpirtin e Njeriut.. Ai bëri këtë koment të mprehtë: “Vlera dhe epërsia e një shpirti duhet të matet prej objektit të dashurisë së tij” (faqja 62).. Kjo më mbërtheu si shumë e vërtetë.. Pastaj më erdhi mendimi që nëse kjo është e vërtetë për njerëzit, ashtu si Skogali kishte për qëllim të thoshte, sigurisht që kjo është e vërtetë edhe për Perëndinë: “Vlera dhe epërsia e shpirtit të PERËNDISË duhet matur përmes objektit të dashurisë së tij.. Kështu hetova Shkrimet për disa ditë duke kërkuar gjithë ato vende që na tregojnë se çfarë do Perëndia me çfarë kënaqet, me çfarë gëzohet.. Rezultati është një plan predikimi me 13 mesazhe të titulluara kënaqësitë e Perëndisë.. Prandaj kjo është lutja ime dhe shpresoj që edhe ju do ta bëni tuajën, që duke parë objektet e kënaqësisë së Perëndisë do të shohim epërsinë dhe vlerën e shpirtit të tij dhe duke parë epërsinë dhe vlerën e shpirtit të tij të shohim lavdinë e tij dhe duke parë lavdinë e tij do të ndryshohemi nga një masë lavdie tek tjetra në ngjashmëri me të dhe duke u ndryshuar në ngjashmërinë e tij do ta përballim këtë qytet dhe popujt e paarritur të botës me një dëshmi të gjallë për një Shpëtimtar tërheqës, madhështor dhe të parezistueshëm.. I pëlqeftë Zotit të na dërgojë një rizgjim të madh dashurie, shenjtërie  ...   Biri në të cilin Perëndia kënaqet u bë ose u krijua në momentin e mishërimit apo në ndonjë moment tjetër.. “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.. ” Për aq kohë sa ka patur Perëndi, ka ekzistuar edhe Fjala e Perëndisë, Biri i Perëndisë, i cili mori një natyrë njerëzore në Jezu Krishtin.. Tani mund të kemi një ide më të mirë për atë që Bibla do të thotë kur e quan atë shëmbëllimin, reflektimin, vulën, ose trajtën e Perëndisë që është i barabartë me Perëndinë.. Qysh nga përjetësia e shkuar i vetmi realitet që ka ekzistuar gjithmonë është Perëndia.. Ky është një mister i madh, për shkak se është kaq e vështirë për ne të mendojmë për Perëndinë që në mënyrë absolute nuk ka fillim, që ka ekzistuar përjetësisht pa askënd apo asgjë që ta bënte të ishte, thjesht realitet absolut me të cilin duhet të përballet secili prej nesh na pëlqen ose jo.. Bibla na mëson se ky Perëndi i përjetshëm gjithmonë ka patur.. një shëmbëllim të përsosur të vetes një reflektim të përsosur të natyrës së tij një trajtë të përsosur të thelbit të tij një vulë të përsosur të natyrës së tij një trajtë apo shprehje të përsosur të lavdisë së tij.. Tani gjendemi në buzë të të parrëfyeshmes, por ndoshta mund të guxojmë të themi kaq: për aq kohë sa Perëndia ka qenë Perëndi, ai ka qenë i vetëdijshëm për veten dhe shëmbëllimi që ka patur për veten është aq i përsosur dhe aq i plotë saqë është riprodhimi (apo lindja) personale dhe e gjallë e vetes së tij.. Kjo formë, ky reflektim apo shëmbëllim personal dhe i gjallë i Perëndisë është Perëndi, domethënë, Perëndia Bir.. Si rrjedhim, Perëndia Bir është i bashkëpërjetshëm me Perëndinë Atë dhe i barabartë në thelb dhe lavdi.. Kënaqësia e Perëndisë në Birin e tij është kënaqësi në Veten e tij.. Përderisa Biri është shëmëbëllimi, reflektimi, vula dhe trajta e Perëndisë, i barabartë me Perëndinë dhe ËSHTË vërtet Perëndi, si rrjedhim kënaqësia e Perëndisë në Birin është kënaqësi në Veten e tij.. Prandaj gëzimi origjinal, parësor, më i thellë dhe themelor i Perëndisë është gëzimi që ai ka në përsosmëritë e tij ndërsa i sheh ato të reflektuara në Birin e tij.. Ai e do Birin, kënaqet në Birin dhe gjen ëndje në Birin për shkak se Biri është vetë Perëndi.. Në fillim kjo tingëllon si kotësi dhe ka ndjesinë e mendjemadhësisë, vetëkënaqjes dhe egoizmit, për shkak se kështu do të ishte nëse ndonjëri prej nesh do të gjente gëzimin e parë dhe më të thellë duke parë veten në pasqyrë.. Do ishim të kotë, mëndjemëdhenj, të vetëkënaqur dhe egoistë.. Por pse? Për shkak se ne u krijuam për diçka pafundësisht më të mirë, më fisnike, më të lartë dhe më të thellë sesa meditimi mbi veten.. Për çfarë? Meditimi dhe kënaqja me Perëndinë! Çdo gjë më pak se kjo do jetë idhujtari.. Perëndia është qënia më e lavdishme.. Të mos e duash atë, të mos gjesh kënaqësi në të është një ofendim i madh ndaj vlerës së tij.. Por e njëjta gjë është e vërtetë për Perëndinë.. Si të mos e ofendojë Perëndia atë që është pafundësisht e bukur dhe e lavdishme? Si mundet që Perëndia të mos kryejë idhujtari? Ka vetëm një përgjigje të mundshme: Perëndia duhet të dojë dhe të kënaqet mbi gjithçka tjetër në bukurinë dhe përsosmërinë e tij.. Nëse ne e bëjmë këtë pëpara pasqyrës është thelbi i kotësisë, por që Perëndia ta bëjë këtë para Birit të tij është thelbi i drejtësisë.. A nuk është thelbi i drejtësisë të trazohesh prej kënaqësisë së përsosur në atë që është përsosmërisht e lavdishme? Dhe a nuk është e kundërta e drejtësisë kur ne i vendosim ndjenjat tona më të larta në gjëra me pak apo fare pa vlerë?.. Prandaj drejtësia e Perëndisë është zelli, gëzimi dhe kënaqësia e pafundme që ai ka në lavdinë dhe vlerën e tij.. Nëse ai do të vepronte në kundërshtim me këtë pasion të përjetshëm për përsosmëritë e tij, do të ishte i padrejtë, do të ishte idhujtar.. Këtu qëndron pengesa më e madhe ndaj shpëtimit tonë: si mundet një Perëndi kaq i drejtë të vendosë dashurinë e tij mbi mëkatarë si ne? Por këtu qëndron gjithashtu vetë themeli i shpëtimit tonë, për shkak se është tamam ai vlerësim i pafundëm që Ati ka për Birin që e bën të mundur për mua, një mëkatar të lig, të duhem dhe pranohem në Birin, për shkak se në vdekjen e tij ai i hoqi tej gjithë fyerjet dhe lëndimet që i kisha bërë lavdisë së Atit përmes mëkatit tim.. Këtë do ta shohim herë pas here në javët që vijnë – si kënaqësia e pafundme e Atit në përsosmëritë e tij është burimi i shpengimit, shpresës dhe gëzimit tonë të përjetshëm.. Sot është vetëm fillimi.. Po e mbyll me pohimin e pestë dhe me zbatimin e fundit.. Nëse Skogali ka të drejtë – që vlera dhe epërsia e një shpirti matet prej objektit (dhe këtu do shtoj, intensitetit) të dashurisë së tij – atëherë.. Perëndia është qënia më e përsosur dhe e denjë nga të gjitha.. Pse? Për shkak se ai e ka dashur Birin e tij, shëmëbëllimin e lavdisë së vet, me një energji të pafund dhe të përsosur qysh nga përjetësia.. Sa të lavdishëm dhe të lumtur kanë qenë Ati, Biri dhe Fryma e dashurisë që lëviz mes tyre qysh nga përjetësia!.. Le të qëndrojmë të mahnitur me këtë Perëndi madhështor! Dhe le të largohemi nga të gjitha mëritë e kota dhe kënaqësitë kalimtare dhe kërkimet e kota të jetës dhe të bashkohemi me gëzimin që Perëndia ka në shëmbëllimin e përsosmërive të tij, domethënë në Birin e tij.. Le të lutemi:.. Perëndi i drejtë, i përjetshëm dhe i pafund, ne rrëfejmë që shpesh të kemi nënçmuar ty dhe kemi lartësuar veten në qendër të dashurisë tonë ku është vetëm vendi yt në personin e Birit tënd.. Ne pendohemi dhe kthehemi nga supozimet tona dhe me gëzim qëndrojmë të mahnitur me bashkësinë tënde të përjetshme dhe të vetëmjaftueshme të Trinisë.. Lutja jonë, e thënë me fjalët e Birit tënd (Gjoni 17:26) është që dashuria me të cilën e ke dashur atë të mund të jetë në ne dhe ai të jetë në ne, që të mund të rrëmbehemi në atë bashkësi gëzimi dhe atë oqean dashurie përgjithmonë.. Amen.. The Word Was God and Became Flesh.. Jesus Is the Christ the Son of God.. Jesus Christ: Infinitely Superior to Angels.. Jesus: Worthy of More Glory than Moses.. Dutch.. Romanian.. Russian.. The Supremacy of Christ.. The Trinity.. The Person of Christ..

    Original link path: /resource-library/sermons/the-pleasure-of-god-in-his-son?lang=sq
    Open archive
  •  

  • Title: Perëndia drejtësoi të paudhët God Justified the Ungodly - Desiring God
    Descriptive info: God Justified the Ungodly.. Perëndia drejtësoi të paudhët.. March 22, 1992.. Romans 3:21 4:8.. Assurance of Salvation.. Asim Hamza.. God s Invincible Purpose: Foundations for Full Assurance.. Por tani, pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët, madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim; sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.. Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë, për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit.. Ku është, pra, mburrja? Éshtë përjashtuar.. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo, por nga ligji i besimit.. Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit.. A është vallë Perëndia vetëm Perëndia i Judenjve? A nuk është edhe i johebrenjve? Sigurisht, është edhe Perëndia i johebrenjve.. Sepse ka vetëm një Perëndi, që do të shfajësojë të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit.. Anulojmë ne, pra, ligjin nëpërmjet besimit? Kështu mos qoftë; përkundrazi e forcojmë ligjin.. Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit? Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t'u lëvduar.. 3 Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? "Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi".. Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh; ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.. Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë: "Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.. Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t'ia numërojë mëkatin".. Lartësimi i Drejtësisë së Perëndisë.. Javën e fundit u përpoqa t'ju tregoja problemin më të thellë që u zgjidh prej vdekjes së Krishtit, i cili ishte që vetë Perëndia dukej si i padrejtë kur anashkaloi aq shumë mëkate që meritonin ndëshkim.. Gjithë Dhjata e Vjetër është një dëshmi për të vërtetën që Perëndia është “ i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin” (Eksodi 34:6-7).. Ashtu si thashë, ne nuk do ta ndiejmë kurrë vërtet këtë problem derisa të kemi Perëndinë në qendrën përsa i përket mënyrës që mendojmë për mëkatin dhe drejtësinë.. Mëkati (Romakëve 3:23) nuk është më së pari një krim kundër njeriut.. Ai është një krim kundër Perëndisë.. “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.. ” Mëkati është gjithmonë vlerësimi i diçkaje në botë më tepër se Perëndinë.. Mëkati është përçmim i lavdisë së tij.. Është çnderim i emrit të tij.. Por drejtësia e Perëndisë është përkushtimi i tij për të bërë atë që në fund të fundit është e drejtë – që të lartësojë nderin e emrit të tij dhe vlerën e lavdisë së tij.. Drejtësia është e kundërta e mëkatit.. Mëkati përçmon vlerën e Perëndisë duke zgjedhur kundër tij; drejtësia lartëson vlerën e Perëndisë duke zgjedhur për të.. Prandaj kur Perëndia kalon tej mëkatit dhe e lë mëkatarin të lirë pa një ndëshkim të drejtë, ai duket se është i padrejtë.. Ai duket se po thotë, përçmimi i vlerës sime nuk është i rëndësishëm, përçmimi i lavdisë time nuk është i rëndësishëm, çnderimi i emrit tim nuk ka rëndësi.. Nëse kjo do ishte e vërtetë, Perëndia do ishte i padrejtë.. Dhe ne nuk do kishim shpresë.. Por Perëndia nuk e lejoi që kjo të ishte e vërtetë.. Perëndia ofroi Birin e tij, Jezu Krishtin, në mënyrë që përmes vdekjes ai të mund të demonstrojë që Perëndia është i drejtë.. Vdekja e Birit të Perëndisë është një deklaratë për vlerën që Perëndia i jep lavdisë së tij, urrejtjen që ka për mëkatin dhe dashurinë që ka për mëkatarët.. Drejtësimi i të Pabesit.. Një fjalë tjetër për këtë falje të mëkatit që e bëri Perëndinë të duket i padrejtë është “drejtësimi” - drejtësimi i të pabesit (Romakëve 4:5).. Për këtë gjë dua të flas sot.. Jo vetëm për faktin që Perëndia fali mëkatet e kryera shumë kohë më parë, por ai fali mëkatet e popullit të tij, ato që bëmë dje, këtë mëngjes dhe ato që do të bëjmë nesër.. Vargu 26 thotë që kur Jezusi vdiq, ndodhën dy gjëra dhe jo thjesht një.. “Për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe drejtësues i atij që beson në Jezusin.. ” Perëndia tregohet i drejtë dhe besimtarët drejtësohen.. Sot nuk dua të fokusohem në veprimin subjektiv të besimit përmes të cilit marrim drejtësimin.. Dëshiroj të fokusohem në punën objektive të Perëndisë në drejtësim.. Kjo për shkak se mendoj që nëse fokusohemi në këtë vepër madhështore – në atë që Perëndia bën në vend të asaj që ne bëjmë – do të zbulojmë që besimi për ta pranuar do të gufojë në zemrën tonë.. Le të shohim katër gjëra rreth kuptimit të drejtësimit për ata që pranojnë dhuratën përmes besimit në Jezusin.. Të falur për gjithë mëkatet tona.. Së pari, të drejtësohemi do të thotë që të na falen të gjitha mëkatet tona.. Të gjitha mëkatet – Të shkuara, të tashme, të ardhme.. Shihni Romakëve 4:5-8 ku Pali po shpjegon të vërtetën e drejtësimit duke cituar Dhjatën e Vjetër.. ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.. 6 Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë: 7 "Lum ata të  ...   jetoi në mënyrë të përsosur për lavdinë e Perëndisë gjithë jetën e tij dhe në vdekjen e tij.. Ai ishte i drejtë.. Ne nga ana tjetër kemi mëkatur të gjithë.. Ne e kemi përçmuar lavdinë e Perëndisë.. Ne jemi të paudhë.. Por Perëndia, që na zgjodhi në Krishtin Jezus para themelimit të botës, caktoi që të ndodhte një shkëmbim i mahnitshëm: Ai do ta bënte Krishtin të ishte mëkat – jo mëkatar, por mëkat – mëkatin tonë, fajin tonë, ndëshkimin tonë, largimin tonë prej Perëndisë, paudhësinë tonë.. Ai do të merrte drejtësinë e Perëndisë, të cilën Krishti e kishte lartësuar në mënyrë aq të mahnitshme dhe do të na bënte ne ta mbanim, vishnim dhe zotëronim përmes mënyrës që Krishti veproi me mëkatin tonë.. Ideja këtu nuk është që nga ana morale Krishti u bë mëkatar dhe ne u bëmë të drejtë.. Ideja është që Krishti mban mbi vete një mëkat të jashtëm dhe vuan për të, dhe ne mbajmë një drejtësi të jashtme dhe jetojmë përmes saj.. Drejtësimi pararend shenjtërimin.. Sigurohuni që të shihni realitetin objektiv të kësaj gjëje jashtë vetes tonë.. Ky nuk është ende realiteti i shenjtërimit – procesi aktual i të bërit të drejtë nga ana morale në mënyrën që mendojmë, ndjejmë dhe jetojmë.. Edhe kjo është dhuratë (të cilën do ta shohim pas tre javësh).. Por është e bazuar në këtë.. Para se ndonjëri prej nesh të përjetojë përparim të vërtetë sipas ungjillit për të qenë pjesërisht të drejtë, duhet të besojmë se jemi numëruar plotësisht të drejtë.. Apo për ta thënë në një mënyrë tjetër, i vetmi mëkat që mund të mposhtni në praktikë në fuqinë e Perëndisë është një mëkat i falur.. Dhurata e madhe e drejtësimit pararend dhe aftëson procesin e shenjtërimit.. Të dashur prej Perëndisë dhe të trajtuar me hir.. Të jesh i drejtësuar do të thotë të duhesh prej Perëndisë dhe të trajtohesh me hir.. Krishti vërteton masën e dashurisë së Perëndisë për ne.. Nëse Perëndia nuk do të na donte, nuk do të kishte problem për të zgjidhur përmes vdekjes së Birit të tij.. Ishte dashuria e tij për ju ajo që e bëri të falte mëkatin tuaj gjë e cila e bëri atë të dukej i padrejtë.. Nëse ai nuk do t'ju donte, do ta kishte zgjidhur problemin e mëkatit thjesht duke na dënuar të gjithëve ne me shkatërrim.. Kjo do ta kishte lartësuar drejtësinë e tij.. Por ai nuk e bëri këtë.. Dhe arsyeja është për shkak se ai ju do.. Kjo është tablloja shumë e bukur e Romakëve 5:6-8.. Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët.. Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë.. Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.. Ajo që Perëndia po siguron në vdekjen e Birit të tij nuk është vetëm e vërteta e drejtësisë së tij, por gjithashtu edhe masa e dashurisë së tij.. Dhurata falas e Perëndisë.. Tek Romakëve 3:24 Pali thotë që ne jemi drejtësuar “falas me anë të hirit të tij.. ” Dashuria e Perëndisë për mëkatarët tepëron në dhurata të hirit – këto janë dhurata që vijnë prej mirësisë së bollshme të Perëndisë dhe jo prej veprave apo meritave tona.. Falja e mëkateve dhe drejtësia e Perëndisë janë dhurata falas.. Kjo do të thotë që nuk na kostojnë ne asgjë për shkak se i kostuan Krishtit gjithçka.. Ato nuk mund të fitohen me vepra, të trashëgohen prej prindërve apo të thithen përmes sakramenteve.. Ato janë falas, për t'u pranuar përmes besimit.. Romakëve 5:17 e thotë kështu:.. Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës së drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishti.. Falja e mëkateve dhe drejtësia e Perëndisë janë dhurata falas të hirit që rrjedh prej dashurisë së Perëndisë.. Të drejtësohesh do të thotë të falesh, të numërohesh i drejtë, dhe të duhesh prej Perëndisë.. Të siguruar prej Perëndisë përjetë.. Më së fundi, i drejtësuar do të thotë të jesh siguruar prej Perëndisë përjetë.. Ky është bekimi kurorëzues.. Pali e shpall tek Romakëve 8:30, “ Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata edhe i përlëvdoi.. Nëse jeni të drejtësuar do të përlëvdoheni.. Do të arrini lavdinë e epokës që do të vijë dhe do të jetoni përgjithmonë me Perëndinë në gëzim dhe shenjtëri.. Pse është kjo kaq e sigurt?.. Është e sigurt për shkak se efekti i vdekjes së Birit të Perëndisë është objektiv, real, përfundimtar dhe i pamposhtur për popullin e Perëndisë.. Atë që arrin e arrin përgjithmonë.. Efekti i gjakut të Krishtit nuk është i dobët – Tani shpëton dhe tani humbet, tani shpëton dhe tani humbet.. Ky është mesazhi i vargut 32, “Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?” - kjo do të thotë, a nuk do të na përlëvdojë gjithashtu! Po! E njëjta sakrificë që siguroi drejtësimin tonë siguron përlëvdimin tonë.. Nëse këtë mëngjes qëndroni të drejtësuar, jeni përtej çdo akuze dhe dënimi.. Vargu 33 thotë, “ Kush do t'i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i drejtëson.. ” A e dalloni idenë, nëse Perëndia ju ka drejtësuar përmes vdekjes së Birit të tij, askush, në qiell, në tokë apo nën tokë, askush nuk mund t'ju akuzojë.. Ju do të përlëvdoheni.. Pse? Për shkak se jeni të pamëkat? Jo.. Për shkak se jeni shfajësuar përmes gjakut të Krishtit.. Do Not Harden Your Heart in the Day of Trouble.. Liberating Promises.. The Doctrine of Perseverance: The Earnest Pursuit of Assurance.. The Sifting of Simon Peter.. The Sovereignty of God and the Sin of the Believer.. (Articles).. Perseverance of the Saints.. The Doctrines of Grace / Calvinism..

    Original link path: /resource-library/sermons/god-justified-the-ungodly?lang=sq
    Open archive

  • Title: Thirrur për Vuajtje dhe Ngazëllim: Shenjtëria dhe Shpresa Called to Suffer and Rejoice: For Holiness and Hope - Desiring God
    Descriptive info: Called to Suffer and Rejoice: For Holiness and Hope.. Thirrur për Vuajtje dhe Ngazëllim: Shenjtëria dhe Shpresa.. August 16, 1992.. Romans 5:1 8.. Suffering.. Called to Suffer and Rejoice.. Romans 5:1 8.. Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë, me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.. Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen, këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.. Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.. Shpresoj që katër javët në vazhdim t'ju ndihmoj të përgatiteni për të vuajtur për Krishtin.. Një prej arsyeve pse besoj se duhet t'ju përgatis për të vuajtur për Krishtin është për shkak se Bibla thotë se duhet të jemi gati, dhe tjetra është për shkak se këtë gjë na e thotë edhe koha moderne në të cilën jetojmë.. Përgatitja për të vuajtur.. David Baret, studiuesi misionar që redaktoi Enciklopedinë Botërore të Krishterë të Oksfordit, çdo vit boton një raport rreth gëndjes së lëvizjes së Krishterë përreth botës duke hamendësuar sesi mund të jenë gjërat në vitin 2000.. Në raportin e këtij viti ai tregoi se në vitin 1980 kishte rreth 270,000 martirë të krishterë.. Këtë vit do të ketë 308,000 dhe në vitin 2000 ai parashikon 500,000.. 1.. Këta janë njerëz që vdesin pak a shumë për shkak të faktit që janë të krishterë.. Sot në Somali dhjetë mijë të krishterë izolohen qëllimisht prej grupeve rivale dhe kështu vdesin urie.. Tensioni mes popullsisë Muslimane dhe asaj të Krishterë në Nigeri është jashtëzakonisht kritik.. Miliona të krishterë në Kinë dhe në shumë vende të tjera jetojnë në rrezik të vazhdueshëm ndaj keqtrajtimit dhe burgimit.. Në vendin tonë pjesa më e madhe e shoqërisë laike, në mënyrë të veçantë elita intilektuale dhe udhëheqësit e medias, janë gjithë e më armiqësore ndaj kishës ungjillore dhe vizionit biblik për drejtësinë dhe mirësinë për të cilat ne e ngremë zërin.. Amendamenti i parë është shtrembëruar në atë mënyrë për t'i shërbyer antagonistëve laikë saqë nuk është më e paimagjinueshme që një gjykatës të argumentojë që sigurimi publik i ujit, elektricitetit dhe kanalizimeve të ujërave të zeza për kishat e krishtera përbën një mbështetje të pabazuar në kushtetutë të fesë sipas burimeve dhe rregullave të qeverisë.. Protestues paqësorë pro-jetës që thjesht luten në vende publike mund të sulmohen dhunshëm prej mbrojtësve të abortit, si në Bufalo apo Nju Jork dhe të mos kenë fare mbrojtje prej policisë, përkundrazi të akuzohen për krim.. Emri i Jezusit përbuzet dhe blasfemohet hapur prej personazheve të famshmë në atë mënyrë që në dekadat e shkuara do t'i kishte bërë përgjegjës në sytë e publikut, por sot kjo gjë aprovohet dhe nuk i jepet rëndësi.. Kostoja e Porosisë së Madhe.. Gjasat e gjithë kësaj janë që të jesh i Krishterë do të kostojë edhe më tepër gjatë viteve të ardhëshme.. Kostoja e plotësimit të Porosisë së Madhe do përfshijë edhe jetën e disa prej nesh – ashtu si ka ndodhur tashmë, dhe si ka ndodhur gjithmonë.. Para 1800 vjetësh Tertuliani tha, “Ne (të Krishterët) shumëfishohemi sa herë që kositemi prej jush; gjaku i të Krishterëve është fara” (Apologjetika, 50).. Dhe 200 vjet pas tij Shën Jeromi tha, “Kisha e Krishtit është themeluar duke derdhur gjakun e vet, jo atë të të tjerëve; duke duruar tërbimin dhe jo duke e shkaktuar atë.. Persekutimi e ka bërë të rritet; martirët e kanë kurorëzuar” (Letra 82).. Ne flasim kaq shumë për vendet e mbyllura saqë pothuaj e kemi humbur perspektivën e Perëndisë për misionin – sikur ai ta kishte patur ndonjëherë në mendje të ishte e lehtë.. Nuk ka vende të mbyllura për ata që pranojnë se persekutimi, burgimi dhe vdekja janë rezultate të pritshme për përhapjen e ungjillit.. Jezusi e tha shkoqur që këto do ishin rezultatet e pritshme.. “Atëherë do t'ju dorëzojnë në mundime dhe do t'ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.. ” (Mateu 24:9).. “Nëse më kanë përndjekur mua, do t'ju përndjekin edhe ju.. ” (Gjoni 15:20).. Gjersa të kemi ripërtërirë perspektivën e Perëndisë rreth vuajtjes dhe përhapjes së ungjillit nuk kemi për t'u ngazëlluar në triumfin e hirit që ai ka planifikuar.. Bindja në mision dhe në drejtësi shoqërore ka qenë gjithmonë e kushtueshme dhe kështu do jetë gjithmonë.. Në fshatin e Miangos në Nigeri ka një shtëpi mikpritjeje SIM dhe një kishë e vogël e quajtur Kisha Kirk.. Pas kishës gjendet një varezë e vogël me 56 varre.. Tridhjetë e tre prej tyre mbajnë trupat e fëmijëve të misionarëve.. Gurët lexojnë: “Ethil Arnold: 1 Shtator 1928 – 2 Shtator 1928.. ” “Barbara Suanson: 1946-1952.. ” “Eilin Luiza Uitmojër: 6 Maj 1952 – 2 Shtator 1955.. ” Kjo ishte kostoja për ta çuar ungjillin në Nigeri për shumë familje këto vitet e fundit.. Çarls Uajt tregon historinë e tij kur vizitoi këtë varrezë të vogël dhe e mbylli me një fjali jashtëzakonisht të fuqishme.. Ai tha, “E vetmja mënyrë sesi mund ta kuptojmë varezën në Miango është të kujtojmë që Perëndia gjithashtu e varosi Birin e vet në fushën e misionit.. ”.. Kur e ringjalli prej së vdekurish e thirri kishën ta ndiqte atë në të njëjtën fushë të rrezikshme të quajtur “e gjithë bota”.. Por a jemi ne të gatshëm ta ndjekim?.. Çfarë bëni ju me vargun 2 Timoteu 3:12?.. Para dy vjetësh në Ermelo të Hollandës, Vëlla Andrea tregoi historinë kur ishte ulur në Budabest të Hungarisë, me nja dymbëdhjetë pastorë të qytetit dhe po ju mësonte nga Bibla.. Aty hyri një mik i vjetër, një pastor nga Rumania i cili kohët e fundit ishte liruar prej burgut.. Vëlla Andrea tha që e ndaloi mësimin dhe e dinte që ky  ...   dhe planet e prishura.. Si mund të ishte Perëndia kaq i paaftë sa të lejonte që misioni i tij të bllokohej në këtë mënyrë herë pas here? Përgjigja e këtij teksti (jo e vetmja) do të ishte: Perëndia është i përkushtuar ndaj shtimit të shpresës dhe shenjtërisë të popullit të tij në procesin e arritjes së të humburve.. Vetëm Perëndia e di si t'i ekuilibrojë ato dy gjëra dhe të bëjë të ndodhin në mënyrën më të mirë.. Efektet e mundimeve.. Tani le të shohim efektet e mundimeve në mënyrë më të detajuar.. Në vargjet 3 dhe 4 përmenden katër efekte specifike.. Këmbëngulja.. Së pari, shtrëngimet prodhojnë këmbënguljen, apo durimin.. Pali nuk do të thotë që kjo është e vërtetë universale.. Për shumë pesona, shtrëngimet prodhojnë urrejtje, hidhërim, zemërrim, mëri dhe ankesa.. Por ky nuk është efekti i vazhdueshëm i atyre që kanë Frymën e Krishtit.. Për ta efekti është durim, për shkak se fruti i Frymës është durimi.. Ideja këtu është që derisa vështirësitë vijnë në jetën tonë, në mënyrë të veçantë ato vështirësi për hir të Krishtit dhe drejtësisë së tij, nuk e përjetojmë gjerësinë dhe thellësinë e përkushtimit tonë ndaj Krishtit.. Derisa kohët të vështirësohen, nuk e provojmë dhe nuk e dimë në të vërtetë nëse jemi të krishterë vetëm në ditë me diell – ai lloj të cilin Jezusi e përshkroi tek shembëlltyra e tokave tek Marku 4:16-17.. Këta janë ata që u mbollën në gurishte, të cilët, kur e dëgjojnë fjalën, e pranojnë menjëherë me gëzim; por nuk kanë rrënjë në vete, qëndrojnë vetëm për pak; por kur vijnë mundimet dhe përndjekja për hir të fjalës, ata largohen menjëherë.. Prandaj Pali po thotë që një efekt i madh i shtrëngimeve është që këto sjellin durimin dhe këmbënguljen tek populli i Perëndisë, që të mund të shohin besnikërinë e Perëndisë në jetët e tyre dhe të dinë që me të vërtetë i takojnë atij.. Përvoja.. Kjo është ideja e efektit të dytë që përmendet (v.. 4).. “Duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen, këmbëngulja përvojën [një ndjesi që je i aprovuar].. ” Kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalës dokimen është “përjetimi i provës dhe aprovimi”.. Prandaj mund të themi “aprovim” apo “përvojë”.. Kjo nuk është e vështirë të kuptohet.. Nëse atëherë kur vijnë mundimet këmbëngulni në përkushtim ndaj Krishtit dhe nuk ktheheni kundër tij, atëherë nga ai përjetim dilni me një ndjesi më të fortë që jeni realë, jeni provuar, nuk jeni hipokrit.. Besimi i vërtetë u përkul dhe nuk u thye.. Besnikëria juaj u sprovua dhe e kaloi provën.. Tani ata kanë një “karakter të sprovuar”.. Ari i besimit tuaj u fut në zjarr dhe doli i rafinuar, nuk u konsumua.. Kur shtegu yt do kalojë përmes sprovave të zjarrit,.. Hiri im i gjithmjaftueshëm do të mbështesë,.. Kam caktuar që flaka të mos të lëndojë,.. por zgjyrën ta djegë dhe arin ta rafinojë.. Ky është efekti i dytë i mundimeve: sprovimi dhe rafinimi i arit të besnikërisë tonë ndaj Jezusit.. Këmbëngulja sjell sigurinë e përvojës.. Shpresa.. Efekti i tretë vjen prej ndjesisë së sprovimit, aprovimit dhe rafinimit.. Vargu 4b: “dhe përvoja [prodhon] shpresën.. ” Kjo na çon sërish tek vargu 2: “Mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.. ” Jeta e krishterë nis me shpresë në premtimet e Perëndisë në ungjill, dhe përmes mundimeve kalon në një spirale lart drejt akoma dhe më shumë shprese.. Përvoja sjell më tepër shpresë për shkak se shpresa jonë rritet kur përjetojmë realitetin e vërtetësisë tonë përmes sprovës.. Njerëzit që e njohin më mirë Perëndinë janë njerëzit që vuajnë me Krishtin.. Njerëzit që janë më të palëkundshëm në shpresën e tyre janë ata që janë sprovuar më thellë.. Njerëzit që shohim me më tepër zell dhe këmbëngulje drejt shpresës së lavdisë janë ata të cilëve u janë hequr rehatitë e kësaj jete përmes mundimeve.. Mburrje në shpresën e Perëndisë në shtrëngime.. Prandaj gjëja e parë që themi për vuajtuen dhe mundimin në këtë seri është që Perëndia ka një qëllim në të.. Ky qëllim është të vërë në dukje këmbënguljen me durim të popullit të tij për hir të emrit të tij; dhe përmes kësaj të sprovojë dhe pastrojë realitetin e besimit dhe besnikërisë ndaj Krishtit; dhe përmes kësaj ndjesie aprovimi të forcojë, thellojë dhe intensifikojë shpresën tonë.. Si kishë kemi synime shërbese (dishepullizim urban, përkujdesje në grupe të vegjël, rrjete ungjillizimi, mbrojtja e atyre që nuk kanë lindur ende; mobilizimi i rinisë dhe fëmijëve); kemi një vizion të madh misionar për të dërguar 2000 misionarë deri në vitin 2000; kemi një ndërtesë për të paguar dhe një buxhet për ta financuar dhe të gjitha këto për hir të Krishtit dhe mbretërisë së tij.. Sa prej këtyre do të sjellë në realitet Perëndia me sovranitetin e tij nuk e di.. Por këtë e di, në ndjekjen tonë me bindje të këtyre synimeve Perëndia ka një qëllim për çdo pengesë dhe vështirësi, për çdo dhimbje dhe mundim, dhe ky qëllim është po aq i rëndësishëm sa dhe vetë synimet – këmbëngulja juaj, përvoja juaj dhe shpresa juaj në lavdinë e Perëndisë.. Çfarëdo tjetër që mund të jetë duke bërë Perëndia në nivelin e planifikimit të jetës tuaj, këtë ai e bën gjithmonë në nivelin e zemrës tuaj.. Prandaj le të mburremi bashkë me Palin në shpresën e lavdisë dhe gjithashtu në shtrëngimet që po vijnë.. sup1.. International Bulletin of Missionary Research, vol.. 16, no.. 1, January, 1992, p.. 27.. Charles White, "Small Sacrifices," Christianity Today, vol.. 36, no.. 7, June 22, 1992, p.. 33.. Taken from the foreword to Herbert Schlossberg, Called to Suffer, Called to Triumph, (Portland: Multnomah Press, 1990), pp.. 9–10.. A Letter to the Sniper.. (Taste See Articles).. A Service of Sorrow, Self-Humbling, and Steady Hope in Our Savior and King, Jesus Christ.. All Things for Good, Part 2.. Bless Those Who Persecute You.. Children, Heirs, and Fellow Sufferers.. Azerbaijani.. Natural Disasters.. Courage Boldness.. Risk.. Encouragement.. Disease Sickness..

    Original link path: /resource-library/sermons/called-to-suffer-and-rejoice-for-holiness-and-hope?lang=sq
    Open archive

  • Title: Thirrur për Vuajtje dhe Ngazëllim: Që të fitojmë Krishtin Called to Suffer and Rejoice: That We Might Gain Christ - Desiring God
    Descriptive info: Called to Suffer and Rejoice: That We Might Gain Christ.. Thirrur për Vuajtje dhe Ngazëllim: Që të fitojmë Krishtin.. August 23, 1992.. Philippians 3:1 14.. Philippians 3:1 14.. Së fundi, o vëllezërit e mi, gëzohuni në Zotin; për mua nuk është e rëndë t'ju shkruaj të njëjtat gjëra, po për ju është siguri.. Ruhuni nga qentë, ruhuni nga punëtorët e këqij, ruhuni nga të prerët.. Sepse rrethprerja e vërtetë jemi ne, që i shërbejmë Perëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish, megjithëse unë kam përse të besoj edhe në mishin; nëse ndonjë mendon se ka përse të besojë, unë kam akoma më shumë: u rrethpreva të tetën ditë, jam nga kombi i Izraelit, nga fisi i Beniaminit, Hebre nga Hebrenj, dhe sipas ligjit farise, sa për zellin, përndjekës i kishës; për sa i përket drejtësisë, që është në ligj, i pa qortueshëm.. Por gjërat që më ishin fitim, i konsiderova, për shkak të Krishtit, humbje.. Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin, dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit, që të njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij dhe pjesëmarrjen në mundimet e tij, duke u bërë vetë i ngjashëm me të në vdekjen e tij, që në ndonjë mënyrë të mund t'ia arrij ringjalljes prej së vdekurish.. Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po vazhdoj të rend për ta zënë, sepse edhe unë u zura nga Jezu Krishti.. Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara, po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.. Bibla premton vuajte për popullin e Perëndisë.. Këto javë jemi fokusuar tek nevoja për t'u përgatitur për të vuajtur.. Arsyeja për këtë nuk është thjesht ndjesia ime që ditët janë të mbrapshta dhe që shtegu i drejtësisë ka një kosto, por premtimi i Biblës që populli i Perëndisë do të vuajë.. Për shembull, Veprat 14:22 thotë që Pali u tha të gjitha kishave të reja që kishte themeluar, “Me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.. ” Dhe Jezusi tha, “Nëse më përndoqën mua, do t'ju përndjekin edhe ju.. Pjetri thotë, “Shumë të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju për t'ju provuar, se si ju ndodhi diçka e jashtëzakonshme.. ” (1 Pjetri 4:12).. Me fjalë të tjera nuk është e çuditshme, këtë duhet të prisni.. Dhe Pali tha tek 2 Timoteu 3:12, “Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen.. Prandaj pranojeni këtë si një të vërtetë biblike që sa më të zellshëm të bëhemi për të qenë kripa e tokës dhe drita e botës, duke i arritur popujt e paarritur të botës, duke demaskuar errësirën dhe duke i këputur prangat e mëkatit dhe të Satanit aq më shumë do të vuajmë.. Prandaj duhet të përgatitemi.. Kjo është edhe arsyeja që këto javë po predikoj nga tekste që do na ndihmojnë të përgatitemi.. Këto mesazhe trajtojnë katër qëllime që Perëndia ka në vuajtjen tonë ndërsa i shërbejmë atij.. Një është qëllimi moral dhe frymëror: në vuajtje ne shpresojmë në mënyrë më të plotë në Perëndinë dhe besojmë më pak në gjërat e botës.. Së dyti, kemi qëllimin e intimitetit: Krishtin e njohim më mirë kur marrim pjesë në vuajtjet e tij.. Ky është fokusi ynë sot.. Qëllimi i një intimiteti më të madh me Krishtin.. Perëndi na ndihmo të përgatitemi për të vuajtur duke na mësuar dhe treguar që përmes vuajtjes ne duhet të shkojmë më thellë në marrëdhënien tonë me Krishtin.. Ju e njihni atë më mirë kur merrni pjesë në dhimbjen e tij.. Njerëzit që shkruajnë më thellë dhe më ëmbël për vlerën e çuar të Krishtit janë ata që kanë vuajtur thellë me të.. Vuajtja në jetën e Xheri Brixhis.. Për shembull, libri i Xheri Brixhis, Besim tek Perëndia, Edhe kur Jeta të Lëndon, është një libër i thellë dhe i dobishëm rreth vuajtjes dhe si të afrohesh më tepër me Perëndinë përmes mundimeve.. Prandaj nuk është habi të mësosh që kur ai ishte 14 vjeç, e dëgjoi nënën që i thirri nga dhoma ngjitur, krejt papritur, dhe arriti duke e parë që dha frymën e fundit.. Ai gjithashtu ka mangësi fizike që e pengojnë të luajë sport.. Para pak vitesh e shoqja vdiq prej kancerit.. Fakti që i ka shërbyer Perëndisë me shoqatën Navigatorët nuk e ka kursyer prej dhimbjes.. Ai shkruan thellë rreth vuajtjes për shkak se ka hyrë thellë në të bashkë me Krishtin.. Vuajtja në jetën e Horatius Bonarit.. Para mëse njëqind vitesh Horatius Bonari, pastori dhe autori i himneve Skocez, shkroi një libër të vogël që e quajti Nata e Vajtimit, ose, “Kur fëmijët e Perëndisë vuajnë.. ” Në libër ai thotë që qëllimi i tij ishte, “t'u shërbente shenjtorëve.. të kërkonte të mbante barrët e tyre, të lidhte plagët e tyre, dhe të thante disa prej lotëve të tyre të shumta.. ” Ky është një libër i butë, i thellë dhe plot urtësi.. Prandaj nuk është habi ta dëgjojmë atë të na thotë,.. Ky libër është shkruar prej dikujt që vetë po kërkon të përfitojë prej sprovave, dikush që dridhet se mos kalon tej si era sipër gurëve, duke e lënë atë po aq të ngurtë sa ishte; prej dikujt që në çdo brengë i afrohet më tepër Perëndisë që të mund ta njohë Atë më tepër, dikush që nuk heziton të rrëfejë që ende nuk di shumë.. Brixhis dhe Bonar na tregojnë që vuajtja është një shteg që shkon thellë në zemrën e Perëndisë.. Perëndia ka zbulesa të veçanta për fëmijët e tij që vuajnë.. Fjalët e Jobit, Stefanit dhe Pjetrit.. Pas muajsh vuajtjeje, Jobi më në fund i tha Perëndisë, “Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh” (Jobi 42:5).. Jobi ka qenë një burrë i perëndishëm dhe i drejtë, që i pëlqente Perëndisë, por ndryshimi mes asaj që njihte prej Perëndisë në begati dhe asaj që njohu prej Tij përmes vështirësisë ishte ndryshimi mes dëgjimit për diçka dhe shikimit të saj.. Kur Stefani  ...   shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.. ” (Mateu 13:44).. Të behesh i krishterë do të thotë të zbulosh që Krishti (Mbreti) është një Sëndyq Thesari gëzimi të shenjtë dhe të shkruash “HUMBJE” mbi gjithçka tjetër në botë në mënyrë që të fitosh atë.. “Shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.. Apo sërish tek Lluka 14:33 Jezusi thotë, “Kështu, pra, secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im.. ” Me fjalë të tjera, të bëhesh dishepull i Jezusit do të thotë të shkruash “HUMBJE” me shkronja të mëdha mbi të gjitha zotërimet dhe gjithçka tjetër që të ofron kjo botë.. Çfarë do të thotë kjo në praktikë.. Çfarë do të thotë kjo gjë në praktikë? Mendoj që do të thotë katër gjëra:.. Do të thotë që sa herë të më kërkohet që të zgjedh mes çdo gjëje të kësaj bote dhe Krishtit, të zgjedh Krishtin.. Do të thotë që do t'i trajtoj gjërat e kësaj bote në mënyra që më afrojmë më tepër tek Krishti që të fitoj më tepër prej Krishtit dhe të kënaqem më tepër me të përmes mënyrës si e përdor botën.. Do të thotë që gjithmonë do t'i trajtoj gjërat e kësaj bote në mënyra që tregojnë që ato nuk janë thesari im, por që përkundrazi të tregojnë që Krishti është thesari im.. Do të thotë që nëse humbas ndonjë apo të gjitha gjërat që kjo botë mund të më ofrojë, nuk do ta humbas gëzimin tim, thesarin apo jetën, për shkak se Krishti është gjithçka.. Tani kjo ishte bindja në shpirtin e Palit (v.. 8), “ Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim.. ” Krishti është gjithçka, dhe gjithçka tjetër është humbje.. Përse është kjo një mënyrë përgatitje për të vuajtur?.. Tani le të ndalojmë për një moment dhe të shohim ku gjendemi.. Jam ende duke u marrë me pikën e parë, domethënë, që kjo është mënyra si Pali po përgatitet për të vuajtur.. Përse e them këtë gjë? Pse fakti që të bëhesh i krishterë dhe të shkruajturit “HUMBJE” mbi gjithçka në jetën tuaj përveç Krishtit është një mënyrë përgatitjeje për të vuajtur?.. Përgjigja është që vuajtja nuk është asgjë më tepër se heqja e gjërave të këqija apo atyre të mira që botë na ofron për kënaqësinë tonë – reputacioni, vlerësimi nga moshatarët, puna, paraja, bashkëshortja, jeta seksuale, fëmijët, shëndeti, forca, shikimi, dëgjimi, suksesi, etj.. Kur këto gjëra na hiqen (me forcë, nga situatat apo me zgjedhje), ne vuajmë.. Por nëse kemi ndjekur Palin dhe mësimin e Jezusit dhe tashmë i kemi konsideruar këto gjëra si humbje në krahasim me vlerën e jashtëzakonshme të fitimit të Krishtit, atëherë jemi të përgatitur të vuajmë.. Nëse kur bëhesh i krishterë shkruan fjalën “HUMBJE” me shkronja të kuqe dhe të mëdha mbi gjithë gjërat e botës me përjashtim të Krishtit, atëherë kur Krishti të bën thirrje të heqësh dorë prej disa prej atyre gjërave, nuk është e çuditshme apo e papritur.. Dhimbja dhe brenga mund të jenë të mëdhaja.. Lotët mund të jenë të shumtë, ashtu si ishin për Jezusin në Gjethsemane.. Por do jemi të përgatitur.. Do ta dimë që vlera e Krishtit ua tejkalon të gjitha gjërave që bota mund të na ofrojë dhe kur t'i humbim ato fitojmë më tepër prej Krishtit.. Përjetimi i Palit me vuajtjen.. Prandaj në pjesën e dytë të vargut 8 Pali kalon nga përgatitja për të vuajtur tek vetë vuajtja.. Ai kalon nga konsiderimi i të gjitha gjërave si humbje në pjesën e parë të vargut 8 tek përjetimi i humbjes së të gjitha gjërave në pjesën e dytë të vargut.. “.. për shkak të të cilit [ky është Krishti] i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin.. ” Këtë gjë do ta shohim javën që vjen: Pali kishte përjetuar aq shumë humbje reale të përfitimeve dhe rehative normale të botës saqë mund të thoshte që nuk ishte thjesht konsiderimi i gjërave si humbje, ai po përjetonte humbje.. Ishte përgatitur duke i kthyer vlerat e tij kokëposhtë, dhe tani po sprovohej.. A e vlerësonte Krishtin mbi gjithçka?.. Synimi i Paulit (dhe qëllimi i Perëndisë) në vuajtje.. Prandaj më lejoni ta mbyll duke e rikthyer vëmendjen tonë tek synimi i Palit dhe qëllimi i Perëndisë në këtë vuajtje.. Përse e caktoi Perëndia Palin që të pranonte humbjet që përfshiheshin me të qenurit i krishterë?.. Pali e jep përgjigjen herë pas here në këto vargje prandaj nuk mund të na shpëtojë.. Ai nuk është pasiv në këtë humbje me vuajtje.. Ai ka qëllim.. Dhe qëllimi i tij është të fitojë Krishtin.. Vargu 7: “gjërat që më ishin fitim, i konsiderova, për shkak të Krishtit”.. Vargu 8a: “I konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit”.. *Vargu 8b: “për shkak të të cilit i humba të gjitha këto”.. Vargu 8c: “dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin”.. Vargu 9: “.. dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time.. por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia”.. Vargu 10a: (ende duke dhënë synimin e tij në pranimin e humbjes së të gjitha gjërave) “.. që të njoh atë.. Vargu 10b-11: (vazhdon me katër veçanti se çfarë do të thotë të njohësh Krishtin).. “të njoh fuqinë e ringjalljes së tij”; dhe.. “pjesëmarrjen në mundimet e tij”;.. “duke u bërë vetë i ngjashëm me të në vdekjen e tij”;.. “që në ndonjë mënyrë të mund t'ia arrij ringjalljes prej së vdekurish”.. Me fjalë të tjera, ajo që e mbështet Palin në vuajtje dhe në humbjen e të gjitha gjërave është siguria që në humbjen e gjërave të çmuara për të në botë ai po fiton diçka edhe më të çmuar – Krishtin.. Ky fitim quhet dy herë njohje – vargu 8a: “.. në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim.. ” Vargu 10, “Që ta njoh atë.. ” Ky është faktori i intimitetit në vuajtje.. A duam ta njohim atë? A dëshirojmë të jemi më personalë me të, më të thellë, më realë dhe më intimë – aq sa të konsiderojmë gjithçka si humbje për të fituar thesarin më të madh nga të gjithë?.. Nëse e bëjmë këtë, do jemi gati për të vuajtur.. Nëse jo, do na vijnë gjërat si surprizë dhe do rebelohemi.. Na i haptë Zoti sytë për vlerën e jashtëzakonshme të njohjes së Krishtit!..

    Original link path: /resource-library/sermons/called-to-suffer-and-rejoice-that-we-might-gain-christ?lang=sq
    Open archive

  • Title: Thirrur për Vuajtje dhe Ngazëllim: Për të përfunduar synimin e Mundimeve të Krishtit Called to Suffer and Rejoice: To Finish the Aim of Christ's Afflictions - Desiring God
    Descriptive info: Called to Suffer and Rejoice: To Finish the Aim of Christ's Afflictions.. Thirrur për Vuajtje dhe Ngazëllim: Për të përfunduar synimin e Mundimeve të Krishtit.. August 30, 1992.. Colossians 1:24 29.. Colossians 1:24 29.. Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha, shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas misionit që më ngarkoi Perëndia për ju, që t'jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë, misterin që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij, të cilëve Perëndia deshi t'ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie, që ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin; për këtë mundohem duke u përpjekur me fuqinë e tij, e cila vepron tek unë me pushtet.. Dëshiroj të fokusohemi në vargun 24 dhe në frazën e Palit “po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit.. ” Si ka mundësi që t'u mungojë diçka mundimeve të Krishtit? A nuk ishte vuajtja dhe vdekja e tij për ne krejtësisht e gjithëmjaftueshme? Prandaj çfarë do të thotë ai në vargun 24 dhe si zbatohet kjo për ne?.. Përmbledhja e paragrafit.. Për ta parë vargun 24 si duhet le ta shohim në lidhje me vargjet e tjera.. Duke filluar me vargun 29 le të kthehemi pas dhe të përmbledhim atë që thotë Pali në këtë paragraf.. Vargu 29, Pali thotë që ka një qëllim për të cilin ai po mundohet.. Përleshja dhe agonia e mundimit të tij nuk është thjesht në energjinë e tij.. Është fuqia e Krishtit që punon fuqishëm në të.. Vargu 28 përshkruan qëllimin për të cilin mundohet, domethënë, që ta paraqesë çdo person që fiton “të plotë në Krishtin.. ” Ai e bën këtë duke shpallur Krishtin, duke këshilluar këdo, dhe duke mësuar këdo.. Ky është mundimi i vazhdueshëm i Palit i cili fuqizohet prej Krishtit.. Vargjet 26-27 përkufizojnë më qartë atë që Pali shpall dhe mëson.. Kjo quhet një “mister” në vargun 26, jo sepse nuk mund të kuptohet, por për shkak se ka qenë e fshehur për epoka të tëra dhe tani iu është zbuluar shenjtorëve.. Pastaj në vargun 27 përshkruhet pasuria e lavdisë së këtij misteri.. Është “Krishti në ju (Johebrenj) shpresë lavdie.. ” Ajo që nuk ishte zbuluar plotësisht në epokat e shkuara ishte që Mesia Jude – Krishti – në fakt do të afronte kombet johebreje, do të banonte tek johebrenjtë – që në fakt do jetonte brenda tyre dhe do t'ju jepte premtimin e Abrahamit, shpresën e lavdisë në mbretërinë e Perëndisë bashkë me gjithë shenjtorët.. Por tani misteri po zbulohet dhe Pali po shpall Krishtin dhe po i mëson të gjithë që brendabanimi i Mesias dhe shpresa e lavdisë së Perëndisë u përkasin të gjithë atyre që besojnë në Krishtin dhe shpresojnë me të vërtetë në lavdinë e Perëndisë (1:4, 23).. Vargu 25 thjesht thotë që kjo shpallje e Krishtit është përmbushja e administrimit që Perëndia i ka dhënë Palit për të shpërndarë Fjalën e Perëndisë.. Ai është një shërbëtor i kishës dhe administrator i Perëndisë.. Përgjegjësia e tij është ta çojë Fjalën e Perëndisë tek kombet, t'ju ofrojë atyre shpresën e lavdisë, dhe t'ju bëjë thirrje të besojnë.. Prandaj ai është një shërbëtor i kishës duke i mbledhur të zgjedhurit e Perëndisë nga mesi i kombeve, duke i mësuar dhe administruar ata që të paraqiten të plotë në Krishtin.. Vargu 24 thotë që kjo shërbesë e përcjelljes së misterit të Krishtit dhe shpresës së lavdisë tek kombet e pasuar nga këshillimi dhe mësimi i tyre përfshin vuajtje.. “Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit, për trupin e vet, që është kisha.. Çfarë do të thotë “Plotësim i asaj që mungon”?.. Çfarë do të thotë fakti që kur Pali vuan për kishën – duke përcjellë shpresën e lavdisë tek gjithnjë e më tepër njerëz, duke i mësuar atyre misterin e Krishtit, dhe duke vuajtur ndërsa e bënte këtë gjë – që ai është duke “plotësuar atë që u mungon mundimeve të Krishtit”? Si mundet dikush të plotësojë atë që sigurisht është aq e plotë sa mund të jetë një vuajtje?.. Konteksti na sugjeron kuptimin.. Mendoj se konteksti që sapo kemi parë sugjeron që vuajtjet e Palit plotësojnë ato të Krishtit jo duke i shtuar ndonjë gjë vlerës së tyre, por duke i përcjellë ato tek njerëzit të cilët duhet të bekonin.. Ajo që u mungon mundimeve të Krishtit nuk është që ato janë të mangëta në vlerë apo meritë, sikur ato të mos mbulonin në mënyrë të mjaftueshme mëkatet e të gjithë atyre që besojnë.. Ajo që mungon është fakti që vlera e pafundme e mundimeve të Krishtit nuk njihet në botë.. Ato janë ende mister (të fshehura) për shumicën e njerëzve.. Dhe synimi i Perëndisë është që misteri të zbulohet, të arrijë të gjithë Johebrenjtë.. Prandaj mundimet janë të mangëta në kuptimin që nuk shihen dhe njihen mes kombeve.. Ato duhet të mbarten përmes shërbëtorëve të Fjalës.. Dhe ata shërbëtorë të Fjalës plotësojnë atë që u mungon mundimeve të Krishtit duke i përcjellë ato tek të tjerët.. Fjalë të ngjashme tek Filipianëve 2:30.. Ka një konfirmim të fortë të kësaj në përdorimin e fjalëve të ngjashme tek Filipianëve 2:30.. Ishte një burrë i quajtur Epafrodit në kishën e Filipisë.. Kur kisha atje mblodhi një mbështetje për Palin (ndoshta para, furnizime apo libra) ata vendosën t'ia dërgonin Palit në Romë nëpërmjet Epafroditit.. Gjatë udhëtimit të tij për të shpënë ofertën tek Pali, Epafroditi për pak sa nuk humbi jetën e vet.. Në vargun 27 thuhet që ai ishte i sëmurë për vdekje, por Perëndia e shpëtoi.. Pastaj në vargun 29 Pali i thotë kishës në Filipi ta nderojë Epafroditin kur të kthehet, dhe arsyen e tij e jep në vargun 30 i cili ka fjalë shumë të ngjashme me ato të Kolosianëve 1:24, “Sepse për veprën e Krishtit ai qe shumë afër vdekjes, duke e vënë në rrezik jetën e vet, për të përmbushur [plotësuar] zbrazëtitë [mungesën] e shërbesës tuaj ndaj meje.. ” Në origjinal fraza “për të përmbushur zbrazëtitë e shërbesës tuaj ndaj meje” është pothuaj e njëjtë me “plotësoj atë që u mungon mundimeve të Krishtit” tek Kolosianëve 1:24.. Në çfarë kuptimi atëherë ishte shërbesa e Filipianëve e “mangët” ndaj Palit dhe në çfarë kuptimi e “përbushi” Epafroditi atë zbrazëtinë e shërbesës së tyre?  ...   qysh kur mbushi 70 vjeç! Këtë e them vetëm për t'u mburrur me përkushtimin total të një jete të derdhur për ungjillin pa e çuar fare në mend idenë e rrëshqitjes në vetëkënaqësi nga mosha 65 vjeç deri në varr.. Ai më tregoi historinë e një misionari vendas që ecte këmbëzbathur nga një fshat në tjetrin për të predikuar ungjillin në Indi.. Vështirësitë e tij ishin të shumta.. Pas një dite të gjatë me shumë kilometra, shumë dekurajim arriti në një fshat të caktuar dhe u përpoq të shpallte ungjillin por e përzunë nga fshati dhe e mohuan.. Kështu ai doli jashtë fshatit i dekurajuar dhe u ul nën një pemë dhe e zuri gjumi nga lodhja.. Kur u zgjua, njerëzit po i rrinin mbi kokë, dhe i gjithë fshati ishte mbledhur për ta dëgjuar.. Kryplaku i fshatit i shpjegoi që erdhën për ta parë ndërsa flinte.. Kur panë këmbët e tij të plasaritura, arritën në përfundimin që duhet të ishte një burrë i shenjtë, dhe që ishin treguar të liq që e kishin mohuar.. Ju vinte keq dhe donin të dëgjonin mesazhin për të cilin ai ishte i gatshëm të vuante kaq shumë për t'jua sjellë.. Kështu ky ungjilltar i plotësoi mundimet e Jezusit me këmbët e tij të bukura dhe të plagosura.. Historia e një luftëtari Masai të quajtur Jozef.. Një prej burrave me më pak gjasa për të marrë pjesë në në Konferencën e Ungjilltarëve Shëtitës në Amsterdam të sponsorizuar prej Shoqatës Billi Graham ishte një Luftëtar Masai i quajtur Jozef.. Por historia e tij bëri që të takohej me vetë Dr.. Grahamin.. Historia tregohet prej Majkëll Kard.. Një ditë Jozefi, që po ecte përgjatë një prej rrugëve të nxehta dhe të pista të Afrikës, takoi dikë që ndau ungjillin e Jezu Krishtit me të.. Atje në atë moment ai pranoi Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tij.. Fuqia e Frymës nisi ta transformonte jetën e tij; ishte mbushur me një ngazëllim dhe gëzim të tillë saqë gjëja e parë që donte të bënte ishte të kthehej në fshatin e tij dhe ta ndante këtë Lajm të Mirë me anëtarët e fisit të tij.. Jozefi nisi të shkonte derë më derë, duke u treguar të gjithëve për Kryqin (vuajtjen!) e Jezusit dhe për shpëtimin që ofronte, duke pritur që fytyra e tyre do të shkëlqente ashtu si e tija.. Për habinë e tij fshatarët jo vetëm që nuk u interesuan, por u bënë të dhunshëm.. Burrat e fshatit e kapën dhe e shtrinë përtokë ndërsa gratë e rrahën me copa teli me gjëmba.. E nxorrën zvarrë nga fshati dhe e lanë të vdiste në shkurrnajë.. Disi Jozefi pati mundësi të zvarritej tek një pus uji dhe atje pas disa ditësh herë me ndjenja dhe herë pa ndjenja, gjeti forcën për t'u ngritur.. E vrau mendjen rreth pranimit armiqësor që kishte përjetuar nga njerëzit që i kishte njohur gjithë jetën e vet.. Mendoi që gabimisht duhet të kishte harruar diçka nga historia e Jezusit.. Pasi e përsëriti mesazhin që dëgjoi në fillim, vendosi të kthehej dhe ta ndante besimin e tij edhe një herë.. Jozefi duke çaluar u fut në rrethin e kasolleve dhe nisi të shpallte Jezusin.. “Ai vdiq për ju, që ju të gjeni falje dhe të njihni Perëndinë e gjallë” ju përgjërua ai.. Sërish u kap prej burrave të fshatit të cilën e mbajtën dhe gratë e rrahën duke ja hapur plagët që sapo kishin filluar të shëroheshin.. E tërhoqën edhe një herë zvarrë jashtë fshatit dhe e lanë të vdiste.. T'i mbijetoje rrahjes së parë ishte vërtetë e jashtëzakonshme.. Të jetoje pas të dytës ishte mrekulli.. Sërish, pas disa ditësh, Jozefi u zgjua në shkretëtirë, me plagë dhe vurrata dhe vendosi të kthehej sërish.. U kthye tek fshati i vogël dhe kësaj here e sulmuan para se të kishte mundësi të hapte gojën për t'ju folur.. Ndërsa e fshikulluan për herë të tretë dhe ndoshta të fundit, ai ju foli sërish për Jezu Krishtin, Zotin.. Para se të humbiste ndjenjat, gjëja e fundit që pa ishin gratë që po e rrihnin të cilat nisën të qanin.. Kësaj here u zgjua në shtratin e tij.. Ata që e kishin rrahur aq keq tani po përpiqeshin t'i shpëtonin jetën dhe ta mjekonin për t'i kthyer shëndetin.. I gjithë fshati kishte besuar tek Krishti.. Ky është një përjetim i gjallë i asaj se çfarë Pali donte të thoshte me fjalët, “e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet.. Ka diçka thellësisht çliruese dhe përforcuese kur e di që Krishti na thërret të sakrifikojmë për hir të ungjillit.. Na stabilizon që të mos kapemi të papërgatitur kur kjo gjë të ndodhë.. Dhe na çliron ta zgjedhim këtë gjë kur dashuria na thërret.. Ajo nis të na çlirojë prej joshjes së jashtëzakonshme të begatisë Amerikane.. Historia e dhënies sakrifikuese në Haiti.. Është pothuaj e pamundur që Amerikanët të pranojnë lavdërimin e Jezusit të vejushës që “në varfërinë e saj dha gjithça kishte për të jetuar” (Luka 21:4).. Ai në fakt e lavdëroi.. Nuk e akuzoi për papërgjegjshmëri.. Ai e lavdëroi sakrificën e saj për çështjen e Perëndisë.. Që ta shohësh këtë frymë të mishëruar, mund të na duhet të largohemi nga Amerika dhe të shkojmë diku tjetër.. Stanford Kelli e ilustron këtë gjë nga Haiti.. Kisha po organizonte një Festival Falenderimi dhe çdo besimtari ju bë thirrje të sillte një ofertë dashurie.. Një zarf nga një burrë Haitian i quajtur Edmond kishte 13 $ brenda.. Këto ishin të ardhurat e tre muajve për një punëtor atje.. Kelli ishte aq i habitur sa dhe ata që numërojnë ofertën në SHBA dhe hapin një ofertë 6000 $.. Shikoi përreth për Edmondin por nuk e gjeti.. Më vonë Kelli e takoi në fshat dhe e pyeti.. I kërkoi një shpjegim dhe zbuloi që Edmondi kishte shitur kalin e tij për të dhënë një dhuratë 13 $ Perëndisë për hir të Ungjillit.. Por përse nuk kishte shkuar në festival? Hezitoi dhe nuk donte të përgjigjej.. Më në fund Edmondi tha, “Nuk kisha këmishë për të veshur.. Ajo që po shohim gjatë këtyre javëve është që Perëndia po na bën thirrje të përgatitemi për vuajtje.. jo vetëm për shkak të efekteve morale të pastrimit dhe rafinimi, jo vetëm për shkak të intimitetit më të thellë me Jezusin dhe njohjes më mirë të tij; por gjithashtu që ajo që u mungon mundimeve të Krishtit duhet të plotësohet prej atyre që i çojnë këto mundime në botë dhe tregojnë sakrificën e dashur të Krishtit përmes sakrificës së dashur të popullit të tij.. Michael Card, "Wounded in the House of Friends,".. Virtue.. , March/April, 1991, pp.. 28–29, 69.. Norm Lewis,.. Priority One: What God Wants.. (Orange, California: Promise Publishing, 1988), p.. 120..

    Original link path: /resource-library/sermons/called-to-suffer-and-rejoice-to-finish-the-aim-of-christs-afflictions?lang=sq
    Open archive

  • Title: Thirrur për Vuajtje dhe Ngazëllim: Për një peshë të përjetshme lavdie Called to Suffer and Rejoice: For an Eternal Weight of Glory - Desiring God
    Descriptive info: Called to Suffer and Rejoice: For an Eternal Weight of Glory.. Thirrur për Vuajtje dhe Ngazëllim: Për një peshë të përjetshme lavdie.. September 6, 1992.. 2 Corinthians 4:7 18.. 2 Korintasve 4:7–18.. Dhe ne e kemi këtë thesar në enë prej balte që epërsia pashoqe e kësaj fuqie të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne.. Ne jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por nuk jemi të ngushtuarderi në fund; jemi ndërdyshas por jo të dëshpëruar; jemi të përndjekur por jo të braktisur; të rrëzuar, por jo të shkatëruar; kurdo ne e mbajmë në trupin tonë vdekjen e Zotit Jezus, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në trupin tonë.. Ne që jetojmë, jemi vazhdimisht të dorëzuar në vdekje për Jezusin, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në mishin tonë të vdekshëm.. Dhe kështu tek ne vepron vdekja, ndërsa në ju jeta.. Por, duke pasur të njëjtën frymë besimi, sikurse është shkruar: “Unë besova, prandaj fola,” edhe ne besojmë, prandaj edhe flasim, duke ditur se ai që ringjalli Zotin Jezus, do të na ringjallë edhe ne nëpërmjet Jezusit dhe do të na paraqesë bashkë me ju.. Sepse të gjitha këto gjëra janë për ju, që hiri, duke arritur me anë të shumë personave, të prodhojë falenderim me tepri për lavdi të Zotit.. Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë.. Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie; ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.. Vargu 16 shpreh diçka të cilën dëshiron ta përjetojë kushdo që është këtu këtë mëngjes.. Pali thotë, “Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë.. ” Këtu ka diçka të cilën nuk e dëshiron askush dhe diçka të cilën e dëshirojmë të gjithë.. Cila është ajo që nuk e dëshiron askush, dhe çfarë dëshirojmë të gjithë.. Askush që është këtu në këtë mëngjes nuk dëshiron ta lëshojë zemra.. Askush nuk vjen këtu duke thënë, “Shpresoj shumë që të këndojmë disa këngë dhe të dëgjojmë një predikim që të më ndihmojë të më lëshojë zemra.. Vërtet dëshiroj të shkurajohem këtë mëngjes prej asaj që do të thotë Xhoni.. ” Asnjë prej jush nuk vjen me këtë qëndrim.. Askush nuk dëshiron që të humbasë zemrën e dëshirës për të jetuar.. As Pali nuk e dëshironte këtë gjë.. Përkundrazi, që të gjithë dëshirojnë ripërtëritje të brendëshme ditë pas dite.. Ne të gjithë e dimë që ndjenjat e forcës, rinimit, shpresës, gjallërisë, kurajos dhe dëshirës për jetë zgjatin fare pak dhe pastaj priren të humbasin.. Nëse do të jemi të fortë përbrenda, të kemi shpresë, gëzim dhe aftësi për të dashur, duhet të ripërtërihemi çdo ditë.. Këtë e dimë.. Jeta nuk është e ngurtë apo e pandryshueshme.. Ajo shkon lart, posht, lartë.. Është mbushje, zbrazje dhe mbushje sërish.. Është ripërtëritje, harxhim, ripërtëritje, harxhim dhe ripërtëritje.. Secili prej nesh dëshiron të ketë fuqinë e ripërtëritjes.. Askush këtu nuk dëshiron të braktiset në luginën e shterjes, boshllëkut dhe shkurajimit.. Nëse ka një sekret për t’u bërë të fortë, me shpresë, të gëzuar dhe të dashur herë pas here pas here çdo ditë, atëherë jemi të interesuar të dëgjojmë.. Dy fjalë kritike “Prandaj” dhe “sepse”.. Kjo do të thotë që ka dy fjalë në këtë tekst që duhet të na tërheqni vëmendjen.. Fjala “prandaj” në fillim të vargut 16 dhe fjala “sepse” në fillim të vargut 17.. Përse janë këto fjalë kaq kritike?.. Vargu 16 si këndi sipër i një trekëndëshi.. Imagjinojeni vargun 16 si këndin e sipërm të një trekëndëshi dybrinjishëm.. Prandaj dëshira jonë mbështetet prej këtyre dy brinjëve: “Nuk na lëshon zemra…personi i brendshëm ripërtërihet nga dita në ditë.. ” Këtë dëshirojmë të gjithë ne këtë mëngjes – të jemi në gjëndje ta themi dhe ta kemi me gjithë mënd.. Vargu 16: Nuk na lëshon zemra…por ripërtërihemi nga dita në ditë.. Vargjet 7-15 njëra brinjë ku mbështet kulmi.. Fjala “prandaj” në fillim të vargut do të thotë që Pali ka qënë duke thënë disa gjëra që e kanë sjellë tek ky përjetim dhe të cilat e mbështesin: “kjo është e vërtetë, kjo është e vërtetë dhe kjo është e vërtetë” në vargjet 7-15, “PRANDAJ nuk na lëshon zemra… PRANDAJ ripërtërihemi çdo ditë.. ” Prandaj brinja e parë e trekëndëshit është e vërteta e vargjeve 7-15 që na sjell tek ky përjetim dhe që e mbështet.. Kjo duhet të na tërheqë vëmendjen dhe të na bëjë të hetojmë ato vargje për të zbuluar çfarë është.. Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me ne.. Vargjet 17-18 si brinja tjetër ku mbështetet kulmi.. Pastaj fjala “sepse” në fillim të vargut 17 do të thotë që Pali do të thotë diçka si arsyeja e vargut 16.. “Nuk na lëshon zemra…dhe ripërtërihemi ditë pas dite” SEPSE kjo është e vërtetë, kjo është e vërtetë dhe kjo është e vërtetë.. Prandaj brinja e dytë e trekëndëshit që zbret në anën tjetër është e vërteta e vargjeve 17-18 gjë e cila mbështet përjetimin që ai sapo ka përshkruar.. A mund ta dalloni tani? Përjetimi që dëshirojmë është atje tek kulmi i këtij trekëndëshi me dy brinjët ku mbështetet.. Vargjet 7-15 janë të vërteta, “PRANDAJ nuk na lëshon zemra por ripërtërihemi ditë pas dite.. ” Kjo është njëra brinjë.. “Nuk na lëshon zemra, por ripërtërihemi ditë pas dite” SEPSE vargjet 17-18 janë të vërteta.. Prandaj synimi ynë është të shohim të dyja brinjët e këtij trekëndëshi dhe të vërtetën që mbështeti Palin ta bëjmë të vërtetën që na mbështet ne.. Vargu 16 ndodh në mes të vuajtjes.. Por së pari, një vëzhgim i shkurtër: vargu 16 tregon që fakti se nuk na lëshon zemra dhe që po ripërtërihemi ditë pas dite ndodh në mes të vuajtjes.. “Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë.. ” Pali e dinte që po vdiste dhe që të gjithë po vdesim.. Ai përjetoi vuajtje të jashtëzakonshme,  ...   jetoj sërish; do jetoj bashkë me ju, njerëzit që dua; do të jetoj me Jezusin dhe do përjetoj lavdinë e tij përgjithmonë.. PRANDAJ… kjo është brinja e parë e trekëndëshit (vargjet 7-15) mbi të cilën mbështet përjetimi i madh i mos humbjes së zemrës por përkundrazi, ripërtëritja çdo ditë.. Po ripërtërihem për shkak se fuqia e Perëndisë dhe jeta e Birit të Perëndisë po manifestohen dhe përlëvdohen në dobësinë time që po prishet.. Po ripërtërihem për shkak se jeta po rrjedh nga vuajtja ime në kishën që e dua kaq shumë.. Po ripërtërihem për shkak se Perëndia më mbështet në vuajtjet e mia dhe nuk më lë të mposhtem.. Po ripërtërihem për shkak se e di që do të ringjallem prej së vdekuri bashkë me ju do të jetoj përgjithmonë me Jezusin.. PRANDAJ nuk më lëshon zemra!.. Vargjet 17-18.. Tani shihni brinjën tjetër të trekëndëshit ku mbështetet përjetimi i mrekullueshëm i Palit në vargun 16, domethënë, vargjet 17-18.. Atë nuk e lëshon zemra dhe po ripërtërihet ditë pas dite SEPSE vargjet 17-18 janë të vërteta.. Sërish ka katër arsye pse Palin nuk e lëshon zemra pavarësisht njeriut të tij të jashtëm që po prishet – dobësitë, sëmundjet, lëndimet dhe vështirësitë e tij.. Trishtim momentar.. Atë nuk e lëshon zemra SEPSE trishtimi i tij është momentar.. Vargu 17, “Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment…” Kjo nuk do të thotë që zgjat vetëm 60 sekonda.. Do të thotë që zgjat vetëm një jetë (e cila është momentare në krahasim me një milionë epoka mijëvjeçarësh), kaq është.. Fjala do të thotë “e tashme” – “Trishtimi i tashëm” – trishtimi që nuk do zgjatë më tepër se jeta e tanishme.. Nuk më lëshon zemra… SEPSE trishtimet e mia do mbarojnë.. Ato nuk do të kenë fjalën e fundit në jetën time.. Trishtim i lehtë.. Atë nuk e lëshon zemra SEPSE trishtimi i tij është i lehtë.. Vargu 17, “Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment…” Ky nuk është gjykimi i një Amerikani modern të rehatuar.. Ky është gjykimi i vetë Palit.. Pali nuk e kishte harruar atë që thotë tek 2 Korintasve 11:23-27.. “Në mundime më tepër, në goditje më tepër, në burgje më tepër dhe shpesh në rrezik për vdekje.. Nga Judenjtë mora pesë herë nga dyzetë kamxhike pa një.. Tri herë më rrahën me shkopinj, një herë më qëlluan me gurë, tri herë m’u mbyt anija në det, kalova një ditë e një natë në humnerë.. Në udhëtime të shpeshta në rreziqe lumenjsh, në rreziqe kusarësh, në rrezik nga ana e bashkëtdhetarëve, rreziqe nga ana johebrenjve, rreziqe në qytet, rreziqe në shkretëtirë, rreziqe në det, rreziqe midis vëllezërve të rremë, në lodhje e në mundim, në netët pa gjumë, në uri e në etje, shpesh herë në agjërime, në të ftohtë dhe në të zhveshur.. Përveç këtyre gjërave të jashtme, ajo që më mundon çdo ditë është kujdesja për të gjitha kishat.. Kur Pali thotë që mundimet e tij janë të lehta, nuk do të thotë që janë pa dhimbje.. Ai do të thotë që në krahasim me atë që po vjen ato nuk janë gjë fare.. Krahasuar me peshën e lavdisë që po vjen, ato janë si një pëndë në peshore.. “Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne.. ” (Romakëve 8:18).. Nuk më lëshon zemra… SEPSE mundimet e mia janë të kalimtare.. Peshë e përjetshme lavdie.. Atë nuk e lëshon zemra SEPSE mundimi i tij në fakt po prodhon për Palin një peshë të përjetshme lavdie që nuk mund të krahasohet.. Vargu 17, “Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie.. ” Ajo që po vjen për Palin nuk është kalimtare, por e përjetshme.. Nuk është e lehtë, por me peshë.. Nuk është mundim por lavdi.. Dhe është e pashoqe.. Syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar gjërat që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë (1 Korintasve 2:9).. Dhe ideja nuk është që thjesht mundimet i paraprijnë lavdisë; ato ndihmojnë në prodhimin e lavdisë.. Ka një lidhje reale shkaku mes mënyrës si i durojmë vështirësit tani dhe sa shumë do jemi në gjëndje të kënaqemi me lavdinë e Perëndisë në epokat që do të vijnë.. Asnjë moment dhimbjeje me durim nuk shkon dëm.. Nuk më lëshon zemra… SEPSE gjithë mundimet e mia po prodhojnë për mua një peshë të përjetshme lavdie të pashoqe.. Lavdia e padukshme dhe e përjetshme që po vjen.. Palin nuk e lëshon zemra SEPSE e vendos mendjen tek lavdia e padukshme dhe e përjetshme.. Vargu 18, “Ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen.. ” Perëndia mund t’iu ofrojë gjithë lavdinë e universti që të mos ju lëshojë zemra dhe të ripërtërijë shpirtin tuaj ditë pas dite, por nëse nuk do ta vështronit kurrë nuk do përfitonit asgjë prej saj.. Ftesa bujare e Perëndisë.. Në fakt kjo është ajo që Perëndia po bën tani përmes këtij predikimi.. Ky tekst është një ftesë bujare prej Perëndisë për ju që të shihni gjithë arsyet përse s’ka pse t’iu lëshojë zemra – të gjitha arsyet pse mund të ripërtëriheni ditë pas dite.. Shiko! Fuqia e Perëndisë dhe jeta e Birit të Tij po manifestohen në dobësinë tënde.. Shiko! Jeta e Jezusit po rrjedh përmes vuajtjes tënde në jetët e të tjerëve.. Shiko! Perëndia të mbështet në mundimet e tua dhe nuk do lejojë të shkatërrohesh.. Shiko! Mundimet e tua nuk do të thonë fjalën e fundit; ti do të ringjallesh prej se vdekuri me Jezusin dhe kishën e Perëndisë për të jetuar përjetësisht.. Shiko! Mundimet e tua janë kalimtare.. Ato janë vetëm për tani, jo për epokën që do të vijë.. Shiko! Mundimet e tua janë të lehta.. Krahasuar me kënaqësitë e asaj që po vjen ato nuk janë gjë fare.. Shiko! Këto mundime po prodhojnë për ty një peshë të pashoqe lavdie të përjetshme.. Prandaj SHIKO! Fokusohu! Medito! Mendo për këto gjëra! Beso atë që thotë Perëndia.. Dhe nuk do të lëshojë zemra, por personi yt i brendshëm do të ripërtërihet ditë pas dite..

    Original link path: /resource-library/sermons/called-to-suffer-and-rejoice-for-an-eternal-weight-of-glory?lang=sq
    Open archive

  • Title: Mbështetur prej Hirit Sovran - Përgjithmonë Sustained by Sovereign Grace—Forever - Desiring God
    Descriptive info: Sustained by Sovereign Grace—Forever.. Mbështetur prej Hirit Sovran - Përgjithmonë.. June 16, 1996.. Jeremiah 32:36 42.. Jeremiah 32:36 42.. Prandaj kështu thotë tani Zoti, Perëndia i Izraelit, lidhur me këtë qytet, për të cilin ju thoni: "Ai do t'i jepet në dorë mbretit të Babilonisë, me anë të shpatës, të urisë dhe të murtajës".. "Ja, do t'i mbledh nga të gjitha vendet ku i kam shpërndarë gjatë zemërimit tim, tërbimit tim, indinjatës sime të madhe; do të bëj të kthehen në këtë vend dhe të banojnë të sigurt.. Ata do të jenë për mua populli im dhe unë do të jem për ta Perëndia i tyre.. Do t'u jap një zemër të vetme, një rrugë të vetme, me qëllim që të kenë frikë nga unë përjetë për të mirën e tyre dhe të bijve të tyre.. Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t'u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin.. Do të ndjej gëzim duke u bërë të mirë dhe do t'i vendos në mënyrë të qëndrueshme në këtë vend me gjithë zemrën time dhe me gjithë shpirtin tim".. Sepse kështu thotë Zoti: "Ashtu si solla mbi këtë popull gjithë këtë fatkeqësi të madhe, kështu do të sjell mbi të tërë të mirat që u kam premtuar.. Çfarë është Hiri Mbështetës?.. Ne po festojmë 125 vite të hirit mbështetës të Perëndisë.. Çfarë është ky hir? Çfarë është hiri mbështetës? Më lejoni ta them me katër rreshta:.. Jo hir që vështirësitë mban larg,.. as që shpëton nga çdo shtrëngim,.. por hir që vështirësi dhe dhimbje cakton.. dhe në errësirë është i pranishëm dhe na mbështet.. Këtë e theksoj për shkak se nëse kremtojmë një hir që mban larg çdo vështirësi, që na shpëton nga çdo shtrëngim dhe nuk cakton dhimbjen tonë do të ishte false nga ana biblike dhe jo real në përjetim.. Në një aksident pothuaj fatal.. Përjetimi ynë dhe Bibla na mësojnë se hiri nuk e pengon dhimbjen, por cakton, rregullon dhe mat dhimbjen tonë, pastaj në errësirë është i pranishëm për të na mbështetur.. Për shembull, dje Bob Rikër, presidenti i Konferencës së Përgjithshme Baptiste, foli për kujtimet e çmuara të hirit mbështetës të Perëndisë.. As dhjetë vite më parë Bobi dhe vajza e Disë u gjendën në një aksident automobilistik serioz.. Ajo është e gjallë sot për një arsye.. Në makinën pas saj ishte një doktor që rastisi të kishte një tub frymëmarrjeje në xhep.. Kur arriti ajo po merrte ngjyrë blu.. Ai e shtyu tubin në fytin e saj dhe kështu i shpëtoi jetën.. Në dasmën e saj pas disa vitesh, Bobi i tha, ato vurrata në fytyrën tënde me të cilat duhet të jetosh janë kujtime të hirit mbështetës.. Bob Rikër nuk është naiv.. Ai e di që nëse Perëndia mund të caktojë që në makinën pas të ishte një doktor dhe që ai të kishte një paisje për frymëmarrjen në xhep, që të kishte mend për ta përdorur në mënyrë që t'i shpëtonte jetën, atëherë ky Perëndi është plotësisht në gjendje ta pengonte aksidentin të ndodhte.. Në fakt, pak më parë Bobi kishte cituar Efesianëve 1:11, “Duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij.. ” Ai theksoi, “Të gjitha, do të thotë të gjitha” - dhe hamendësoj që këtu përfshihen rrugët e makinave, aeroplanëve, shigjetave dhe plumbave.. Ky ishte frymëzimi për poemën time të shkurtër, “ Çfarë është hiri mbështetës?”.. Kur makina prishtet.. Të shtunë, dy javë më parë, Noel, Abrahami, Barnaba dhe Tabitha po udhëtonin për në Xhorxhia me makinë dhe ajo u prish në një pjesë të vetmuar të rrugës një orë në jug të Indianapolisit.. Radiatori ishte shpuar.. Një fermer rreth të gjashtëdhjetave ndaloi makinën dhe ofroi t'i ndihmonte.. Noel i thotë se mendon që do u nevojitet një hotel dhe shpreson që të hënë në mëngjes do ketë ndonjë servis të hapur për të rregulluar makinën.. Fermeri ia kthen, “A do të dëshironit të qëndronit me mua dhe gruan time?” Noel heziton dhe nuk dëshiron t'u bëhet barrë.. Ai i thotë, “Zoti tha se kur u shërbejmë të tjerëve, është sikur t'i shërbejmë atij.. ” Ajo ia ktheu, “Mirë, a mund të shkojmë në kishë bashkë me ju në mëgjes?” Ai i tha, “Nëse mund ta duroni dot një kishë Baptiste.. Kështu ata qëndruan me fermerin, i cili ishte mekanik aviacioni, i cili e diagnostikoi problemin, shkon në qytet të hënë në mëngjes, blen një radiator të ri, kthehet, e vendos pa asnjë shpenëzim dhe e nis familjen në udhëtim.. Sikur kjo të mos ishte mjaft, Barnaba nxori kallamin e peshkimit nga makina dhe kapi një peshk 45 centimetra të gjatë.. Perëndia që mund të bëjë që një fermer të ndalojë për të ndihmuar Noelën, që kujdeset që ai të jetë i krishterë (madje Baptist!), pastaj ai dhe gruaja e tij kanë vend që familja ime të qëndrojë me ta, që ai të ishte mekanik, që të gjente një radiator të hënë në mëngjes, që të ishte i gatshëm të harxhonte kohë, që të kishte një rezervuar me peshk, ky Perëndi është përsosmërisht i aftë që të bëjë që radiatori të mos prishej në mes të Indianas.. ….. Kur shërimi nuk ndodh.. Por në këtë botë të rënë kotësie kjo nuk është gjithçka që hiri mbështetës bën.. Një nga djemtë e rinj në kishën tonë po kalon ca vështirësi të mëdha tani të cilat po ia sprovojnë besimin në kulm.. Kohët e fundit më tha, do ishte më e lehtë sikur Jezui të mos kishte shëruar por në vend të kësaj të jepte hir që të durohej mungesa e shërimit.. Një prej gjërave që i thashë atij ishte, “Kjo është tamam ajo që Jezui bëri dhe tamam për atë arsye tek 2 Korintasve 12:9-10.. Hiri i Perëndisë caktoi që Pali të kishte një gjëmb në mish për hir të përulësisë së tij dhe pastaj nuk e largoi për t'ju përgjigjur lutjve të tij.. Por ai thotë,.. ''Hiri im [mbështetës] të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi''.. Ndaj të cilës Pali reagon duke thënë,.. Prandaj me kënaqësi të  ...   ky tekst është po.. Ai lloj të kënduari dhe të luturi është i rrënjosur në premtimin e besëlidhjes së re për hir sovran dhe mbështetës.. Le ta lexojmë.. Mbani mend, ky është një prej disa premtimeve të Besëlidhjes së Vjetër për besëlidhjen e re që Jezui tha se e vulosi me gjakun e vet për të gjithë ata që janë në të.. Kjo nuk është vetëm për Judenjtë, por për ata që janë Judenj të vërtetë për shkak të bashkimit me Jezuin, farën e Abrahamit (Galatasve 3:7, 16).. Jeremia 32:38-41 thotë,.. Do të ndjej gëzim duke u bërë të mirë dhe do t'i vendos në mënyrë të qëndrueshme në këtë vend me gjithë zemrën time dhe me gjithë shpirtin tim.. Katër premtime të hirit sovran dhe mbështetës.. Vini re katër premtime të hirit sovran dhe mbështetës.. Perëndia do të jetë Perëndia ynë.. Perëndia premton të jetë Perëndia ynë.. Vargu 38 thotë, “ Ata do të jenë për mua populli im dhe unë do të jem për ta Perëndia i tyre.. ” Gjithë premtimet për popullin e tij përmblidhen në këtë, “Unë do të jem Perëndia yt.. ” Kjo do të thotë, do përdor gjithë sa jam si Perëndi, gjithë urtësinë, gjithë fuqinë, gjithë dashurinë, për t'u siguruar që ju të mbeteni populli im.. Gjithë sa jam si Perëndi e ushtroj për të mirën tuaj.. Perëndia premton të ndryshojë zemrat tona.. Perëndia premton që të ndryshojë zemrat tona dhe të bëjë që ta duam dhe t'i druhemi atij.. Vargu 39 thotë, “Do t'u jap një zemër të vetme, një rrugë të vetme, me qëllim që të kenë frikë nga unë përjetë … (v.. 40) do të shtie në zemrën e tyre frikën.. ” Me fjalë të tjera, Perëndia nuk ka për të qëndruar indiferent për ta parë nëse ne, me fuqinë tonë do t'i druhemi atij, në mënyrë sovrane, supreme dhe të mëshirshme ai do të na japë një zemër që kemi nevoj të kemi, do të na japë besimin dhe fikën e Perëndisë të cilat do na udhëheqin për në shtëpinë tonë në qiell.. Ky është hiri sovran dhe mbështetës.. (Shih Ligji i Përtërirë 30:6; Ezekieli 11:19–20; 36:27.. ).. Perëndia premton se nuk do të largohemi prej Tij.. Perëndia premton se ai nuk do të largohet prej nesh dhe ne nuk do të largohemi prej tij.. Vargu 40 thotë, “Do t'u jap një zemër të vetme, një rrugë të vetme, me qëllim që të kenë frikë nga unë përjetë për të mirën e tyre dhe të bijve të tyre.. ” Me fjalë të tjera, puna e tij e zemrës është aq e fuqishme saqë ai garnton që nuk do ta braktisim.. Kjo është ajo çka është e re rreth beslidhjes së re.. Perëndia premton që të përbushë përmes fuqisë së tij kushtet që ne duhet t'i plotësojmë.. Ne duhet t'i druhemi atij, ta duam dhe t'i besojmë.. Dhe ai thotë, do të sigurohem që “ta shtie frikën time në zemrat e tyre”, jo për të parë se çfarë do të bëjnë ata me të, por në një mënyrë të tillë që “të mos më braktisin.. ” Ky është hiri sovran dhe mbështetës.. Perëndia premton që ta bëjë këtë me intensitet të pafund.. Përfundimisht, Perëndia premton që ta bëjë këtë me intensitetin më të madh të imagjinueshëm.. Ai e shpreh këtë gjë në dy mënyra, një në fillim dhe tjetra në fund të vargut 41, “ Do të ndjej gëzim duke u bërë të mirë dhe do t'i vendos në mënyrë të qëndrueshme në këtë vend me gjithë zemrën time dhe me gjithë shpirtin tim.. ” Së pari ai thotë se do ta ushtrojë këtë hir sovran dhe mbështetës me gëzim: “ Do të ndjej gëzim duke u bërë të mirë.. ” Pastaj ai thotë (në fund të vargut 41) se do ta ushtrojë këtë hir sovran dhe mbështetës “me gjithë zemrën time dhe me gjithë shpirtin tim.. Sa e madhe është dëshira e Perëndisë për t'ju bërë mirë?.. Ai gëzohet duke ju mbështetur, ai ngazëllon me gjithë zemrën dhe shpirtin e tij.. Tani dua t'ju pyes, pa ndonjë ekzagjerim predikues apo retorikë të ndërlikuar, pa ndonjë ndjesi mbitheksimi, po ju pyes, po ju sfidoj, a mund të imgjinoni një intensitet dëshire më të madh se një dëshirë e fuqizuar prej “gjithë zemrës dhe gjithë shpirtit të Perëndisë”? Supozoni se mblodhët gjithë dëshirën për ushqim, seks, para, famë, pushtet, kuptim, miq dhe siguri në zemrat dhe shpirtrat e gjithë qënieve njerëzore mbi tokë, shtatë miliardë njerëz, ta mblidhnit gjithë atë dëshirë ta shumëzonit me gjithë ato shtatë miliardë zemra dhe shpirtra dhe ta futnit në një rezervuar.. Si mund të krahasohej kjo me dëshirën e Perëndisë për t'ju bërë mirë e cila shprehet me fjalët, “me gjithë zemrën e tij dhe me gjithë shpirtin e tij”? Do të krahasohej si një gishtëz me oqeanin Paqësor.. Për shkak se zemra dhe shpirti i Perëndisë janë të pafundme.. Kurse zemrat dhe shpirtrat e njerëzve janë të fundëm.. Nuk ka asnjë intensitet më të madh se intensiteti i “gjithë zemrës së Perëndisë dhe shpirtit të Perëndisë.. Ky është intensiteti i gëzimit që ai ka ndërsa ju mbështet me hir sovran, “Do të ndjej gëzim duke u bërë të mirë.. me gjithë zemrën time dhe me gjithë shpirtin tim.. ” Disa prej jush mund të jenë duke shijuar ëmbëlsinë e hirit të tij për herë të parë këtë mëngjes.. Kjo është puna e Frymës së Shenjtë në jetën tuaj, dhe ju nxis t'i dorëzoheni kësaj pune dhe të zotëroheni prej hirit sovran dhe mbështetës.. Ju të tjerët keni jetuar në këtë siguri të ëmbël për dekada me rradhë dhe thjesht bashkoheni me mua këtë mëngjes për t'u mburrur rreth këtij realiteti të lavdishëm në jetën tonë.. Ju ftoj të këndoni bashkë me mua, të bekojmë Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë për hirin sovran dhe mbështetës që na ka ruajtur si kishë për 125 vjet dhe ka për t'i ruajtur të zgjedhurit e Perëndisë në besim derisa Jezui të vijë ose t'i thërrasë.. Believing God on Election Day.. God Does Not Repent Like a Man.. How to Query God.. Jesus Is the Ruler of Kings on Earth.. Lessons from Lisa.. The Foreknowledge of God.. Predestination.. Christian Hedonism..

    Original link path: /resource-library/sermons/sustained-by-sovereign-grace-forever?lang=sq
    Open archive

  • Title: Siguria e përjetshme është projekt komuniteti Eternal Security Is a Community Project - Desiring God
    Descriptive info: Eternal Security Is a Community Project.. August 18, 1996.. Hebrews 3:12 19.. Hebrews.. Hebrews 3:12 19.. Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit, kur thuhet: "SOT, NË QOFTË SE E DËGJONI ZËRIN E TIJ, MOS JINI ZEMËRGUR SI NË DITËN E KRYENGRITJES".. Kush janë ata që, mbasi e dëgjuan, e provokuan? A thua jo të gjithë ata që dolën nga Egjipti me anë të Moisiut? Dhe kush qenë ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A s'qenë vallë ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë nëpër shkretëtirë? Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur? Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.. Dy “Nëse” të mëdha.. Javën e kaluar u fokusuam në dy “nëse”-të e mëdha në vargjet 6 dhe 14.. Le t'i kemi parasysh sërish dhe të fokusohemi tek mënyra si jeta jonë së bashku mund të na ndihmojë të plotësojmë këto “nëse” të mëdha.. Vargu 6b “shtëpia [familja, populli] e vet [E Krishtit] jemi ne, në qoftë se e mbajmë deri në fund guximin dhe mburrjen e shpresës.. ” Vini re me kujdes, aty nuk thuhet që do të bëhemi shtëpia e Krishtit nëse mbahemi fort tek shpresa jonë.. Thuhet, ne jemi shtëpia e tij nëse mbajmë deri në fund guximin dhe mburrjen e shpresës.. Me fjalë të tjera mbajtja fort e shpresës sonë është demonstrimi dhe prova që tani jemi shtëpia e tij.. Pastaj shihni vargun 14, “Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit”.. Sërish, vini re me kujdes renditjen e fjalëve.. Nuk thuhet, “Do të bëhemi pjestarë të Krishtit në të ardhmen nëse do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit.. ” Thuhet, “Sepse ne jemi bërë pjestarë [në të shkuarën] të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit.. ” Me fjalë të tjera, të mbajturit fort tek siguria jonë verifikon që na ka ndodhur diçka reale dhe e qëndrueshme, domethënë, u bëmë pjestarë të Krishtit.. Vërtet lindëm sërish.. U kthyem vërtet në besim.. U bëmë vërtet pjesë e familjes së Krishtit.. Cili pra do të ishte konkluzioni nëse nuk mbahemi fort pas sigurisë tonë? Përgjigja nuk është që ju nuk jeni më pjestarë të Krishtit, por që nuk ishit bërë kurrë pjestar i Krishtit.. Lexojeni me kujdes, “Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit.. ” Prandaj, “Nëse nuk e mbajmë fort rrëfimin tonë, atëherë nuk jemi bërë pjestarë të Krishtit.. Letra e Hebrenjve mëson sigurinë e përjetshme.. Në bazë të këtij teksti javën e kaluar thashë se ky libër mëson sigurinë e përjetshme.. Kjo do të thotë, që mëson se nëse jeni bërë vërtet pjestarë të Krishtit, do të jeni gjithmonë të tillë.. Ai do të punojë në ju për të këmbëngulur në besimin dhe shpresën tuaj.. Një mënyrë tjetër për ta thënë këtë është që nëse jeni fëmijë i Perëndisë, nuk mund të pushoni të jeni të tillë.. Por ne të gjithë e dimë që ka shumë njerëz që nisin jetën e Krishterë dhe pastaj largohen dhe harrojnë Zotin.. Ky lloj personi është në mendjen e shkrimtarit.. Ai e di që kjo ndodh prandaj e trajton në këtë tekst në mënyrë që ta pengojmë të ndodhë.. Por kur ndodh, shpjegimi i tij nuk është që ky person në të vërtetë ishte pjestar i Krishtit, por që ai nuk u bë kurrë pjestar i Krishtit.. Nëse mbahemi fort tek siguria jonë, jemi bërë pjestarë të Krishtit, nëse nuk e bëjmë, atëherë nuk jemi bërë pjestarë të Krishtit.. Me fjalë të tjera këmbëngulja në shpresë dhe besim, të mbajturit fort tek siguria jonë në Perëndinë, nuk është një mënyrë për t'u ruajtur se mos humbisni pozitën tuaj në Krishtin, kjo është një mënyrë që tregon se keni një pozitë në Krishtin.. Kjo pozitë nuk mund të humbet kurrë, për shkak se këtë e keni prej hirit falas të Perëndisë, dhe për shkak se Krishti ka premtuar me besëlidhje dhe betim (Hebrenjve 6:17-19) për t'i ruajtur ata që janë të tijët (Hebrenjve 13:5, 20-21).. Me fjalë të tjera, siguria ime nuk është një vendim apo një lutje që më kujtohet se e kam bërë në të shkuarën, siguria ime është besnikëria dhe fuqia e Perëndisë që më mbajnë të shpresoj tek Ai në të ardhmen.. Siguria ime është që “ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit” (Filipianëve 1:6).. Si mund të “braktisësh Perëndinë” nëse nuk ke qenë kurrë besimtar?.. Kjo ngre shumë pyetje.. Një është, Nëse dështimi ynë për t'u mbajtur fort pas shpresës dhe sigurisë do të thotë që asnjëherë nuk kemi qenë vërtet pjestarë të Krishtit, prej çfarë gjëje po largohemi në vargun 12?.. Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë.. Në çfarë kuptimi mund të ketë një largim apo braktisje të Perëndisë nëse nuk i përkisnim kurrë me të vërtetë Perëndisë?.. Një përgjigje e thjeshtë është që mund të ketë largim real dhe të dhimbshëm nga një e fejuar që nuk është si largimi nga bashkëshortja.. Mendoj se mënyra që shkrimtari do të mendojmë për këtë jepet në shembullin e popullit të Izraelit në vargjet 7-11 (Psalmi 95).. Ai vë në dukje në vargun 9 që populli “i kishin parë veprat e mia dyzet vjet.. ” dhe përsëri e ngurtësuan zemrën karshi Perëndisë (v.. 8) dhe gabuan me zemër (v.. 10).. Me fjalë të tjera ata e kishin parë Perëndinë të hapte Detin e Kuq dhe t'u tregonte një mëshirë të madhe kur i shpëtoi nga Egjipti.. Ata e kishin parë t'u nxirrte ujë nga shkëmbi, mana prej qiellit.. Drejtim me kolonë zjarri dhe reje, çlirim nga armiqtë, ligje të mira me anë të të cilave të jetonin, durim ndaj rebelimeve të tyre.. Por pavarësisht gjithë këtyre ata u ngurtësuan në zemër dhe ndaluan së shpresuari në Perëndinë.. Ata dëshironin të ktheheshin në Egjipt, bënë idhuj dhe murmuritën.. Kjo është ajo që shkrimtari do të thotë me fjalët “të largohesh nga Perëndia i gjallë.. Ata ishin rrëmbyer në veprat e fuqishme të Perëndisë.. Kishin shijuar fuqinë e tij dhe kishin përfituar prej Frymës dhe mirësisë së tij.. Ishin ndriçuar prej zbulesës së Perëndisë më tepër se kushdo tjetër në botë.. Dhe përsëri ishin larguar.. Kështu ndodhi edhe me disa prej njerëzve në kohën e Dhjatës  ...   që duhet të shqetësohen për pozitën e tyre.. Janë ata që u pagëzuan, dolën përpara apo bënë një lutje, që morën darkën e Zotit dhe erdhën në kishë, por që nuk e duan Jezusin apo ta konsiderojnë atë si thesarin e tyre më të çmuar, ta mbështesin shpresën e tyre tek ai dhe të presin që ta shohin atë dhe mund të thonë, “Për mua të jetuarit është Krishti dhe vdekja fitim.. ” Këta janë ata që kanë siguri tek vetja dhe që kanë nevojë të ndihen të pasigurt (Ligji i Përtërirë 29:19).. Ata janë njerëz, shpesh në kishë, që shpesh e trajtojnë shpëtimin e tyre si një vaksinim.. Ata e bënë vaksinën vite më parë dhe hamendësojnë që gjithçka është mirë pa i kushtuar asnjë mendim rreziqeve të mosbesimit përreth tyre.. Ata thonë, “Jam vaksinuar kundër ferrit kur isha tetë vjeç, apo gjashtë vjeç.. ” Prandaj të shkoj në qiell nuk është punë vigjilence ndaj zemrës së tyre për të mos lejuar që të ngurtësohet apo të bëhet mosbesuese.. Është thjesht çështje për t'u siguruar që ke bërë vaksinën.. Këta janë ata që gjenden në një rrezik të jashtëzakonshëm.. Kjo është përgjigja e parë për mënyrën si qëndrojmë të siguruar për sigurinë tonë të përjetshme: Ruaje zemrën tënde.. Ruaju prej mosbesimit.. Kjo do të thotë, ji vigjilent për ta ruajtur besimin dhe shpresën në Krishtin kundër çdo thesari konkurues.. Përgjigja e dytë është më specifike në vargun 13, “por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: "Sot", që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit.. ” Përgjigja e dytë është që siguria e përjetshme është projekt komuniteti.. Çfarë duhet të bëjmë në kishën tonë për të mënjanuar “një zemër të ligë mosbesimi” dhe të mos ngurtësohemi prej mashtrimit të mëkateve që na tundojnë çdo ditë për t'i patur ato si thesare më të çmuara se Jezusin?.. Si na ndihmon kisha të mënjanojmë një “zemër të ligë mosbesimi”?.. Përgjigja është që ne duhet të jemi kisha për njëri-tjetrin.. Cila është gjëja kryesore që kisha bën për njëri-tjetrin? Ne flasim me njëri-tjetrin në mënyra që na ndihmojnë të mos mashtrohemi prej joshjeve të mëkatit.. Apo për ta thënë në mënyrë pozitive, ne flasim me njëri-tjetrin në mënyra që na bëjnë të kemi zemra besimi në vlerën superiore të Krishtit mbi gjithçka tjetër.. Ne luftojmë të ruajmë besimin e njëri-tjetrit, duke folur fjalë që i drejtojnë njerëzit tek e vërteta dhe vlera e Jezusit.. Kështu ruhemi prej një zemre të ligë mosbesimi.. Mosbesim do të thotë të dështosh të prehesh në Jezusin si thesari yt më i madh.. Prandaj, ta ndihmojmë njëri-tjetrin të besojmë do të thotë t'u tregojmë njerëzve arsye pse Jezusi duhet dëshiruar, besuar dhe dashur më tepër se çdo gjë tjetër.. Këtu kemi një shembull pse Perëndia ka caktuar që jeta e Krishterë të jetë një jetë vigjilence individuale dhe komunteti, pse ai ka planifikuar që siguria e përjetshme të jetë një projekt komuniteti.. Shpjegimi është që kjo mënyrë jetese e jetës së Krishterë e bën lavdinë e Krishtit qendrën e gjithë ndërveprimit tonë.. Nëse siguria e përjetshme do të ishte si një vaksinë, atëherë Krishti mund të nderohet në ditën e marrjes së vaksinës, por pas kësaj mund të harroet, ashtu si harrojmë vaksinimin tonë.. Por nuk është kështu nëse siguria e përjetshme përfshin një betejë të përditshme kundër mosbesimit ku armët e fitores janë nxitjet që ndërtojnë besimin tek besueshmëria e Krishtit, tek madhështia dhe vlera e Krishtit mbi gjithçka.. Nëse duhet t'i flasim kështu njëri-tjetrit çdo ditë për t'u siguruar që të gjithë do vazhdojmë t'i besojmë atij, kështu ai madhërohet ditë pas dite.. Për të flitet gjithmonë dhe është gjithmonë qendra e vëmendjes sonë.. Prandaj Perëndia cakton që siguria e përjetshme të jetë projekt komuniteti për shkak se nuk dëshiron që Biri i tij të harroet ashtu si vaksinimi, por të kremtohet çdo ditë si thesari më i madh i universit.. Është e qartë nga vargjet 12 dhe 13 që këtu po flitet për diçka më tepër se predikimi.. Këtë gjë përpiqem ta bëj në predikimin tim, t'ju nxis çdo javë që të mos keni një zemër të ligë mosbesimi.. Por ky tekst thotë dy gjëra më tepër se kjo.. Një (në vargun 13) është që kjo nxitje duhet të ndodhë “çdo ditë” dhe jo thjesht një herë në javë.. Dhe tjetra është që kjo duhet bërë nga “njëri-tjetri” (v.. 13), që do të thotë se këtë duhet ta bëni për njëri-tjetrin, dhe jo thjesht ta merrni prej predikuesit.. Kjo bindje, që një shërbesë e tillë ndaj njëri-tjetrit është krejtësisht kritike për këmbënguljen tuaj në besim, dhe për shpëtimin tuaj, kjo bindje është arsyeja që pleqtë e kishës kanë vendosur të nisin shërbesën e grupeve të vogla këtë vjeshtë.. Ne besojmë se nuk ka mënyrë më të mirë në një kishë të kësaj madhësie për të inkurajuar një lloj beteje të tillë të përbashkët për besimin sesa të sigurojmë hapësirë të mjaftueshme për grupet e vogla dhe të punojmë për një pjesëmarrje të madhe.. Kjo është arsyeja pse duke filluar nga Shtatori, çdo e dielë mbrëma do veçohet për grupet e vogla dhe çdo e mërkurë do t'i kushtohet lidhjes njëri me tjetrin në mes të javës për një vakt së bashku, duke adhuruar së bashku si kishë, të tregojmë histori që ndërtojnë besim për atë që Perëndia po bën në grupet e vogla, t'u mësojmë Fjalën e Perëndisë fëmijëve tanë, të rinjve dhe të rriturve që asnjëri prej nesh të mos ketë një zemër mosbesimi që na bën të largohemi prej Perëndisë së gjallë.. Jam i ngazëlluar për potencialin e shërbesës për të dyja këto lëvizje, 1) organizimi i grupeve të vogla duke e bërë çdo të dielë mbrëma të disponueshme me shpresën që shumë grupe do të bëhen edhe më tepër si skuadra shërbese që e nxitin njëri-tjetrin çdo ditë, dhe gjithashtu 2) modeli i bashkësisë të mërkurave në mbrëmje, adhurimi, mësimi, dhe histori të fuqisë prezente të Perëndisë.. Ju nxit me gjithë zemrën time që ta merrni seriozisht këtë pjesë të Shkrimit ndërsa meditoni nëse jeta juaj përputhet me këtë model jete të krishterë.. Mos vallë takimi i rregullt me një grup të vogël besimtarësh të përkushtuar për të luftuar për besimin e njëri-tjetrit, mund t'ju sjellë tek një përjetim i sigurisë përtej çdo gjëje që mund të keni njohur dhe t'ju çlirojë për një dëshmi guximtare dhe shërbesë në botë? Mendoj se kjo është ajo tek e cila Perëndia po na thërret.. You Stand Fast Through Faith, So Do Not Become Proud, But Fear.. All Things for Good, Part 3.. I Have Kept the Faith.. Nothing Can Separate Us from the Love of Christ.. The Anatomy of Backsliding..

    Original link path: /resource-library/sermons/eternal-security-is-a-community-project?lang=sq
    Open archive

  • Title: Pasion për Supremacinë e Perëndisë, Pjesa 1 Passion 97 Austin, TX Passion for the Supremacy of God, Part 1 Passion Austin, TX - Desiring God
    Descriptive info: Passion for the Supremacy of God, Part 1.. Pasion për Supremacinë e Perëndisë, Pjesa 1.. Passion 97.. Austin, TX.. Passion.. January 2, 1997.. Asim Hamzaj.. Conference:.. Arsyet përse kam ardhur në Pasioni '97.. Arsyeja #1.. Dua të filloj duke ju treguar disa prej arsyeve pse jam këtu.. Një prej avantazheve të mëdha kur je pastor i një kishe lokale për 16-17 vjet është që me kalimin e muajve dhe viteve vizioni i kishës dhe vizioni i pastorit bëhen një.. Para një viti prodhuam një deklaratë vizioni që thotë kështu:.. Ne ekzistojmë të përhapim një pasion për supremacinë e Perëndisë në të gjitha gjërat për gëzimin e të gjithë popujve.. Mendoj që mund ta them pa hezitim që ky është misioni i jetës time si dhe misioni i kishës Baptiste Betlehem.. Prandaj kur mora ftesën, lexova për këtë konferencë, pashë fjalën “pasion” dhe të vërtetën pas Isaia 26:8, “O Zot, ne të kemi pritur.. Dëshira e shpirtit tonë i drejtohet emrit tënd dhe kujtimit tënd.. ” - u mbërtheva.. Dëshiroja të përhapja një pasion për supremacinë e Perëndisë në të gjitha gjerat për gëzimin e të gjithëve ju dhe gjithë popujve të botës.. Prandaj kjo është arsyeja numër një përse erdha këtu.. Arsyeja #2.. Arsyeja numër dy është që dua të shërbej si një shkrepëse e vogël për të ndezur gëzimin tuaj.. Dëshiroj që të largoheni nga ky vend të rrëqethur dhe të lumtur në Perëndinë.. Arsyeja #3.. Dhe arsyeja e tretë është që dua të shihni prej Shkrimit që arsyeja e parë dhe arsyeja e dytë janë e njëjta arsye.. Ato janë një.. Kjo do të thotë që të përhap një pasion për supremacinë e Perëndisë dhe të jem i lumtur në Perëndinë janë në fakt identike.. Për shkak se Perëndia lavdërohet më tepër në ju kur ju kënaqeni më tepër në të.. Kjo është fjalia të cilës do t'i kthehem herë pas here: Perëndia lavdërohet më tepër në ju kur ju kënaqeni më tepër në të.. Prandaj këngët që kemi kënduar dhe etja që kemi shprehur janë mënyra për t'i dhënë lavdi Perëndisë.. Për shkak se sa më tepër ta gjejmë kënaqësinë tonë në të, aq më tepër do të pijmë dhe hamë në tryezën e banketit të tij që është vetë ai, aq më tepër do të lartësohet vlera dhe gjithëmjaftueshmëria e tij.. Prandaj nuk ka konkurencë, dhe kjo është mrekullia, kjo për mua është ungjilli, të cilin e zbulova në vitet '68, '69.. dhe '70 ndërsa Perëndia po punonte në jetën time.. Nuk ka konkurencë mes pasionit të Perëndisë që të lavdërohet dhe pasionit tuaj që të kënaqeni, për shkak se këto të dyja janë një.. Ka një mënyrë tjetër për ta forumuluar arsyen e tretë përse jam këtu.. Kam ardhur të shkrij një akullnajë.. Në mendje kam një tabllo.. Kjo vjen nga Mateu 24.. Tek Mateu 24, flitet për fundin e epokës, Jezusi thotë: “Duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t’i ftohet dashuria.. ” Kam shumë frikë që të ftohem.. E urrej mendimin që dashuria ime për Perëndinë apo për njerëzit një ditë do të thahet apo ngrijë.. Megjithatë Jezusi thotë, “Kjo ditë po vjen!” Po vjen si një akullnajë përgjatë botës.. Prandaj pjesë e pritjes time për ditët e fundit është që paudhësia do të shtohet dhe që dashuria e shumëkujt do të ftohet.. Ky mund të jetë një përshkrim shumë i zymtë i ditëve të fundit.. Por nëse vazhdoni të lexoni tek Mateu 24 në vargun tjetër 13 thuhet, “por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.. ” Prandaj dikush do të këmbëngulë.. Dhe vargu tjetër thotë, “Dhe ky ungjill i mbretërisë” - me fjalë të tjera “ky ungjilli i përhapjes së një pasioni për supremacinë e Mbretit Jezus” - do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi.. ” Tani vendoseni vargun 12 përkrah vargut 14 dhe shihni nëse mund ta ndjeni tensionin.. “Paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t’i ftohet dashuria,” por “Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi.. Ka një tension mes këtyre dy vargjeve.. Arsyeja përse e di që ekziston është që nuk janë njerëzit e ftohtë ata që do ta çojnë këtë ungjill në universitetet e tyre.. Nuk janë njerëzit e ftohtë që do ta çojnë atë tek popujt e paaritur të botës.. Si e di unë këtë gjë? Për shkak se po të ktheheni pak pas disa vargje, në vargun 9, gjeni diçka në një fjalë profetike që është shumë e ndryshme.. Aty thuhet, “Atëherë do t’ju dorëzojnë në mundime dhe do t’ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim.. ” Jezusi thotë.. Nëse kjo është e vërtetë, nëse do t'ju dorëzohemi autoriteteve gjatë punës tonë misionare, nëse do të vritemi, nëse do të urrehemi nga çdo komb tek i cili do të shkojmë, një gjë e di me siguri, nuk janë njerëzit e ftohtë ata që do ta përcjellin mesazhin.. Janë adhuruesit e ndezur flakë të Mbretit Jezus që do ta kryejnë këtë punë.. Prandaj, ajo që shoh në vargjet 9-14 të Mateut 24 është që, ndërsa fundi i epokës afron, do të ketë njerëz që po ngrijnë si akull dhe ka njerëz që janë të ndëzur flakë aq sa të japin edhe jetën për Jezusin mes gjithë popujve të botës.. Prandaj shërbesa ime në kishën Baptiste Betlehem dhe mbërritja ime këtu është të shkrij një akullnajë.. E tregova këtë imazh një herë në kishën time dhe një vajzë e vogël 6 apo 7 vjeç, erdhi tek unë pas shërbesë.. I inkurajoj fëmijët në kishën tonë që t'i vizatojnë predikimet e mia.. Ajo më tha, “Ja çfarë pashë unë.. ” Ajo kishte vizatuar një akullnajë të mrekullueshme mbi të cilën kishte shkruar Miniapolis, gjithashtu ishte një vizatim njeriu që po mbante lart një pishtar dhe në majë të akullnajës ishte krijuar një vrimë.. Sipër shkëlqente dielli i cili po depërtonte përmes vrimës,.. Ja ku është eskatologjia ime në një guackë.. Nëse e vrisni mendjen si do jetë universiteti juaj kur të kthehet Jezusi, si do duket Austin apo Miniapolis, apo ngado që të jeni ju: akullnaja po lëviz dhe shumë njerëz po ftohen karshi Perëndisë, po thahen, po ngrijnë, por në Bibël nuk thuhet asnjë gjë e tillë rreth fundit të kohërave që “kisha Baptiste Betlehem” apo “Miniapolis” madje, ose “Universiteti i Austinit në Teksas duhet të jetë nën këtë akullnajë.. ” Asnjë gjë e tillë nuk thuhet! Nëse ka mjaft njerëz me pishtarë të ndëzur flakë për Perëndinë, që po e shkrijnë akullnajën, mund të hapet një vrimë e madhe sipër universiteteve, kishave apo madje edhe sipër qyteteve tuaja.. Kjo është arsyeja përse jam këtu.. Dua të ngre pishtarin tim.. Spërxhën e kishte zakon të thoshte për Anglinë para një qind vitesh ndërsa predikonte në Tabernakullin Metropolitan, “Njerëzit vijnë të më shohin teksa digjem.. ” Ata vijnë me pishtarin e tyre që regëtin, e afrojnë tek pishtari im dhe pastaj shkojnë të digjen edhe një javë tjetër për Jezusin.. Do të isha mëse i ngazëlluar nëse keni sjellë pishtarin tuaj që regëtin dhe ta ndizni në flakën time.. Kjo është arsyeja pse jam këtu.. Qëllimi i këtij mesazhi: Hedhja e Themelit.. Ka një themel për atë që dua të bëj.. Detyra ime është të flas rreth të jetuarit për lavdinë e Perëndisë, të kesh një pasion për lavdinë e Perëndisë.. Kam dy mesazhe, këtë mëngjes dhe nesër në mëngjes.. Sot do hedhim themelin dhe nesër do bëjmë zbatimin.. Themeli është ky: pasioni juaj për supremacinë e Perëndisë në të gjitha gjërat bazohet qartë në pasionin e Perëndisë për supremacinë e Perëndisë në të gjitha gjërat.. Përqëndrimi juaj në Perëndinë, nëse do të vazhdojë, duhet të rrënjoset në përqëndrimin e Perëndisë në Perëndinë.. Nëse dëshiron që Perëndia të jetë suprem në jetën tënde duhet të shohësh, besosh dhe duash të vërtetën që Perëndia është suprem në jetën e Perëndisë.. Nëse dëshiron që Perëndia të jetë thesari yt, ashtu si kemi kënduar këtu, në mënyrë që të vlerësosh Perëndinë më tepër se çdo gjë, duhet të shohësh dhe të besosh që thesari i Perëndisë është Perëndia, që ai çmon Perëndinë më tepër se çdo gjë tjetër.. Ne nuk mund t'ja mohojmë Perëndisë kënaqësinë më të lartë në univers, dmth, adhurimin e Perëndisë.. Ky është themeli, për këtë dua të flas sot.. Dhe pastaj nesër, dua të flas për kërkimin tuaj të gëzimit në Perëndinë, që ky kërkim është i nënkuptuar në kërkimin e Perëndisë për lavdinë e tij në jetën tënde.. Pasioni i Perëndisë për lavdinë e Tij.. Më lejoni t'ja nis me një histori të shkurtër, para 8 apo 9 vitesh fola në kolegjin Uitën.. Kjo ishte mundësia ime e parë në këtë kishë të madhe, blu plot shandanë dhe të bukur.. U ngrita dhe thashë, “Qëllimi përfundimtar i Perëndisë është të lavdërojë Perëndinë dhe të kënaqet me të përgjithmonë.. ” Dhe të gjithë miqtë e mi që gjendeshin lart në ballkon thanë, “Oh, jo, e katranosi që në  ...   përdhunues, një vrasës -”kurse ti e bën këtë gjë çdo ditë, çfarë lloj Perëndie je?”.. Kryqi është zgjidhja për një problem madhor teologjik, domethënë, si mund të jetë Perëndia Perëndi dhe të falë mëkatet? Krishti erdhi për të lartësuar Perëndinë në shpëtimin e njerëzve si ju.. Shpëtimi është një gjë shumë e madhe dhe e lavdishme që ka Perëndinë në qendër.. Jezusi po kthehet për të marrë lavdi.. Përse po kthehet sërish Jezusi? Jezusi po vjen miq, ai po vjen.. Më lejoni t'ju them përse po kthehet dhe çfarë mund të bëni ju kur të vijë, në mënyrë që të jeni gati ta bëni.. 2 Thesalonikasve 1:9, “Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij, kur ai të vijë, atë ditë, për të qenë i lavdëruar në shenjtorët e vet, për të qenë i admiruar në mes të atyre që kenë besuar.. ” A i dalloni ato dy gjëra? Ai po vjen të lavdërohet, madhërohet në shenjtorët e vet, dhe të admirohet.. Nëse nuk filloni ta bëni këtë që tani, nuk do të jeni në gjëndje ta bëni kur ai të vijë.. Kjo konferencë ekziston për të ndezur një zjarr brenda jush, të ndezë një zjarr në mendjen dhe zemrën tuaj për t'ju bërë gati të takoni Mbretin Jezus në mënyrë që të vazhdoni në përjetësi të bëni atë për të cilën ju krijoi, të mahniteni me të dhe ta madhëroni.. Ne duhet ta Madhërojmë Perëndinë si Teleskop.. Zmadhojeni atë por jo si bën një mikroskop.. E dini dallimin mes dy llojeve të zmadhimit apo jo? Kemi zmadhimin e teleskopit dhe zmadhimin e mikroskopit.. Ta zmadhosh Perëndinë si një mikroskop është blasfemi.. Zmadhimi i Perëndisë si një mikroskop do të thotë të marrësh diçka të vogël dhe ta bësh të duket më e madhe se sa është.. Nëse përpiqeni të bëni këtë gjë me Perëndinë blasfemoni.. Por një teleskop e drejton lenten e tij në hapësira të paimagjinueshme madhështie dhe përpiqet t'i ndihmojë ato të duken ashtu si janë në realitet.. Kjo është puna e teleskopit.. Yll i vogël lart në qiell, xixa xixa, xixëllon – hedh vështirmin në qiellin e natës dhe ata janë si pika të vogla.. Ata nuk janë ashtu.. Këtë e dini, jeni në universitet apo jo? Ata janë të mëdhenj.. Janë shumë, shumë të mëdhenj, dhe janë të nxehtë! Nuk e keni idenë, vetëm se një herë e një kohë dikush shpiku një teleskop, vuri syrin për të parë, dhe mendoi, “Kjo qënka më e madhe se toka, miliona herë më e madhe se toka.. ” Kështu është edhe Perëndia.. Jeta jote ekziston për të shërbyer si një teleskop për lavdinë e Perëndisë në universitetet tuaja.. Kjo është një thirrje e madhe.. Nesër do flas për mënyrën sesi mund të bëhet kjo.. Nëse Perëndia është i përqëndruar tek Vetja, si mund të jetë i Dashur?.. Ja tek është pyetja kyçe me të cilën dua ta mbyll, për shkak se e di që po nisni ta bëni.. Kam shqiptuar këtë të vërtetë që Perëndia është një Perëndi i përqëndruar tek Perëndia dhe që ky përqëndrim tek Perëndia është rrënja e përqëndrimit tim tek Perëndia.. Këtë ua kam thënë njerëzve për njëzetë vjet, dhe pyetja që del është: “Kjo gjë nuk tingëllon e dashur, për shkak se Bibla na thotë tek 1 Korintasve 13:5, “Dashuria nuk kërkon të sajat.. ” Kurse ti po na thua këto pesëmëdhjetë minutat e fundit që Perëndia e kalon gjithë kohën e vet duke kërkuar të vetat.. Ose Perëndia nuk është i dashur ose ti je gënjeshtar.. ” Ky është problem i madh.. Prandaj më lejoni të përgjigjem si është e mundur që Perëndia është i dashur ndërsa kërkon vetëlartësimin e tij.. Ndihmë prej C.. S.. Ljuid.. Çelësin e gjeta tek C.. Ljuis.. Nëse ndonjëri prej jush e ka lexuar libritn Desiring God atëherë do t'ju kujtohet ky citim.. Ljuis ishte pagan deri në fund të 20-ve dhe e urrente kotësinë e Perëndisë.. Ai thoshte që sa herë lexonte Psalmet, “Lëvdoni Zotin.. Lëvdoni Zotin” - duke e njohur doktrinën e Krishterë, që Psalmet ishin të frymëzuara – ai e dinte që në fakt ishte Perëndia ai që po thoshte, “Lëvdomëni, Lëvdomëni” dhe kjo i tingëllonte si një grua plakë që kërkonte komplimenta.. Citimi është shkëputur prej Reflektime rreth Psalmeve.. Pastaj krejt papritur Perëndia hyri në jetën e Ljuisit.. Ja se çfarë shkroi:.. Fakti më i dukshëm rreth lavdërimit të Perëndisë apo çdo gjëje tjetër, në mënyrë të çuditshme më kishte shpëtuar.. Unë mendoja për këtë si kompliment, aprovim apo dhënie nderi.. Nuk e kisha vënë re kurrë se gjithë kënaqësia spontanisht rrjedh në lavdërim veçse (nganjëherë edhe kur) turpi apo frika e bezdisjes së të tjerëve sillet qëllimisht për ta frenuar.. Bota kumbon me lavdërim, të dashurit lëvdojnë të dashurat e tyre, lexuesit lëvdojnë poetët e tyre të preferuar, turistët lëvdojnë bukurinë e fshatit, lojtarët lëvdojnë lojën e tyre të preferuar, lëvdim i kohës, verërave, gatimeve, aktorëve, kuajve, kolegëve, vendeve, personazheve historike, fëmijëve, luleve, maleve, stampave të rralla, insekteve të rralla dhe nganjëherë edhe i politikanëve apo studiuesve.. Vështirësia ime zakonisht më e madhe, rreth lavdërimit të Perëndisë varej në faktin që në mënyrë absurde na mohoet, përsa i përket të çmuarës supreme, asaj që kënaqemi të bëjmë, ajo që në të vërtetë nuk ka si të mos e bëjmë, rreth gjithçkaje tjetër që vlerësojmë.. Ja tek është fjalia kyç:.. Mendoj se ne kënaqemi në lavdërimin e asaj me të cilën kënaqemi për shkak se lavdërimi jo vetëm shpreh por edhe e plotëson kënaqësinë, ky është konsumimi i caktuar.. Të dashurit nuk vazhdojnë t'i thonë njëri-tjetrit sa të bukur janë thjesht si kompliment, kënaqësia është e mangët derisa të shprehet.. Ky ishte çelësi për mua i cili hapi diçka në lidhje me mënyrën si Perëndia mund të jetë i dashur dhe të lartësojë veten në gjithë sa bën.. Është kështu.. Më lejoni t'i vendos të gjitha copëzat së bashku për ju.. Përgjigja për Pyetjen.. Nëse Perëndia do të të dojë, çfarë duhet të të japë? Ai duhet t'ju japë atë që është më e mira për ju.. Gjëja më e mirë në gjithë universin është Perëndia.. Nëse do t'ju jepte gjithë shëndetin, punën më të mirë, partnerin më të mirë, kompjuterin më të mirë, pushimet më të mira, suksesin më të mirë në çdo sferë, dhe t'ju privonte nga vetja e tij, atëherë ai do t'ju urrente.. Nëse ai ju jep Perëndinë dhe asgjë tjetër, ju do pafundësisht.. Duhet të kem Perëndinë për kënaqësinë time nëse Perëndia duhet të jetë i dashur me mua.. Ljuis ka thënë që nëse Perëndia ju jep veten që të kënaqeni me të për gjithë përjetësinë, ai gëzim nuk ka për t'u shijuar kurrë derisa ju ta shprehni në lavdërim.. Prandaj, në mënyrë që Perëndia t'ju dojë plotësisht ai nuk mund të jetë indiferent nëse e çoni ose jo gëzimin deri në fund përmes lavdërimit.. Prandaj Perëndia duhet të kërkojë lavdërimin tuaj nëse do të duheni prej tij.. A ka kuptim kjo? Vras mendjen nëse dua t'jua them edhe një herë.. Ky është thelbi i jetës time.. Besoj që ky është thelbi i Biblës.. Për t'ju dashur ai duhet t'ju japë atë që është më e mira për ju.. Perëndia është gjëja më e mirë për ju.. “Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka plot gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.. ” (Psalmi 16:11).. Perëndia na e jep veten e vet për kënaqësinë tonë.. Por Ljuis na ka treguar që nëse ato kënaqësi nuk gjejnë shprehje në lavdërimin e Perëndisë, ato janë të kufizuara.. Prandaj për shkak se Perëndia nuk dëshiron ta kufizojë kënaqësinë tuaj në ndonjë mënyrë, thotë, “Lëvdomë.. Në gjithë sa bën më lëvdo mua.. Në gjithë sa bën më lartëso mua.. Në gjithë sa bën, kij një pasion për supremacinë time,” gjë e cila thjesht do të thotë që pasioni i Perëndisë për t'u lavdëruar dhe pasioni juaj për të ngazëlluar dhe për t'u kënaqur nuk janë në kontraditë.. Ato vijë së bashku.. Perëndia lavdërohet me tepër kur ju kënaqeni më tepër në të.. Ky është fundi i mësazhit të sotëm.. Më lejoni t'ju tregoj ku do shkojmë nesër, në mënyrë që të luteni për këtë dhe që të mund të vini dhe të më lejoni të mbaroj, për shkak se nuk kam mbaruar.. Nëse kjo është e vërtetë, që Perëndia lavdërohet më tepër në ju kur ju kënaqeni më tepër në të, dhe si rrjedhim nuk ka asnjë tension apo kontraditë mes kënaqësisë tuaj në të dhe lavdërimit të tij në ju, atëherë thirrja e jetës suaj është të ndiqni kënaqësinë tuaj.. Këtë unë e quaj hedonizëm i Krishterë, dhe nesër dëshiroj t'ju flas sesi ta bëni këtë gjë dhe pse ka për t'i transformuar marrëdhëniet tuaja, universitetet, adhurimin dhe përjetësinë tuaj.. Passion for the Supremacy of God, Part 2.. Boiling for Christ.. Christ Crucified, Our Boast.. There Is a Way to Be Happy, Even in Sadness.. How God and Christians Treasure Christ, Part 1.. Joy.. Hope.. Prayer.. Sanctification Growth.. Jonathan Edwards.. By Conference..

    Original link path: /resource-library/conference-messages/passion-for-the-supremacy-of-god-part-1?lang=sq
    Open archive



  •  


    Archived pages: 1135